web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk mbanin kaska mbrojtëse/ Gjoba për 67 drejtues motorësh në Tiranë

18 Gusht 2020, 16:28, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka vendosur të gjobisë 67 drejtues motorësh dhe pasagjerët, pasi ata nuk kanë mbajtur kaska mbrojtëse.

Sipas njoftimit policor, personat që janë gjobitur nuk kanë përdorur kaskë. Nga Policia e Tiranës bëhet thirrje që të përdoret kaska në motor, pasi kështu qytetarët janë më të sigurt për jetën e tyre.

“Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse”, shkruhet në njoftimin e Policisë Tiranë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga