web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet gomonia me 178 kg drogë në Itali/ Arrestohen 3 persona, mes tyre një shqiptar

18 Gusht 2020, 12:11, Kronika CNA

Autoritetet italiane kanë bllokuar një gomone me drogë në Kastro.

Mësohet se një shqiptar dhe dy italianë janë pikasur duke transportuar drogë dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ata tentuan të largohen, por pas një ndjekjeje të gjatë, ata janë vënë në pranga.

Autoritet kanë sekuestruar gomonen 6 metra të gjatë, në të cilën u gjetën 152 kg marjuanë dhe 26 kg hashash, të cilat po të dilnin në treg të zi kapnin vlerën e 2 milionë eurove./ CNA.al





Lajmet e fundit nga