web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagoset me armë zjarri një person/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

21 Gusht 2020, 06:55, Kronika CNA

Policia në Pogradec, ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të plagosjes së një shtetasi, mëngjesin e sotëm në fshatin Bishnicë

Sipas uniformave blu, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga