Connect with Us

Ekskluzive-Dosja e pronave të Ben Blushit përfundon në SPAK

Politikë

Ekskluzive-Dosja e pronave të Ben Blushit përfundon në SPAK

Publikuar

-

Ekskluzive-Dosja e pronave të Ben Blushit përfundon në SPAK

Prej disa kohësh, CNA.al ka publikuar një sërë materialesh investigative në lidhje me pasurinë e “çmendur” të  ish-politikanit të kthyer në menaxher media, Ben Blushi.

CNA.al ka publikuar pasurinë e Ben Blushit, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ai pranë institucioneve shtetërore, për vitet që ai ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe paguhej me taksat e shqiptarëve, ku rezulton se kemi të bëjmë me një “oligark” të medias. (Lexo këtu).

Ndërkohë CNA.al i ka shkuar më tej investigimit, duke sjellë me prova dhe dokumente konkrete “dashurinë” e madhe të Ben Blushit për pronat, në Korçë, Dardhë, Tiranë apo edhe në Vlorë.

Por, në lidhje me një pronë në Dhërmi, ka pasur edhe një skandal, i cili më pas ka çuar në çregjistrim të pasurisë në fjalë.

Në rastin e Dhërmiut për të rrëmbyer pronën në bregun e detit përdori një falsifikim të pastër duke kryer një krim, ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai apo zyrtarët e hipotekës Vlorë spostuan në hartë një pasuri për ta çuar përpara një fshati turistik duke i zenë derën dhe vendosur pronën e “blerë” nga Ben Blushi në breg të detit. Ky dokument tregon qartë pronën e regjistruar nga Ben Blushi, por gjithçka nuk u mbyll me kaq.

                     Dokumenti i rregjistrimit të pronës maj 2020

Pas denoncimit të grabitjes së pronës shtetërore, falsifikimeve dhe veprimeve kriminale në hipotekë, kjo pasuri e regjistruar në emër të Ben Blushit u çregjistrua sërish. (Lexo këtu)

Ndërkohë, CNA.al mëson se pas çregjistrimit të pronës dhe akuzave të hedhura, sulmeve ndaj biznesmenëve dhe falsifikimeve të dyshuara për përfitimin e pronësisë, dosja shumë shpejt do të përfundojë në SPAK.

Foto e regjistrit te hipotekes Vlore qe tregon veprimet mbi pronen

Një grup juristësh dhe ekspertësh kanë përgatitur një material të plotë për të hetuar të gjithë proçedurën e regjistrimit të pasurisë rreth 6 mijë metër katëror, në emër të shtetasit Andon Bifsha dhe më pas në emër të Ben Blushit.

LEXO EDHE:  Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Mësohet se kallëzimi nuk është dorëzuar për shkak të sezonit të pushimeve, por pritet që në ditët në vijim materiali i plotë, i detajuar, me të dhënat e plota të çohet në SPAK, pas regjistrimit që iu bë pronës.

Në fakt çështja duhej çuar në prokurori që në momentin e konstatuar nga institucionet që e kontrolluan dhe urdhëruan ç’regjistrimin e pronës. Nga Antikorrupsioni në Kryeministri deri tek Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, asnjëri nuk ndërmori hapat e duhur ligjor për zbardhjen e kësaj skeme të dyshuar, falsifikimi.

Por, edhe pse institucionet e sipërpërmendura, pasi konstatuan grabitjen e pronës shtetërore nuk e çuan dosjen në prokurori, mesa duket janë vetë biznesmenët e sulmuar dhe akuzar nga Ben Blushi, që do ta hedhin këtë hap.

Mësohet se biznesmenët në fjalë kanë përgatitur një material të plotë të qartë, në lidhje me gjithçka ka ndodhur me pronën 6 mijë metër katëror, në emër të Ben Blushit, i cili ka përdorur mediat për të sulmuar biznesmenët.

Por kjo dosje shumë shpejt do të përfundojë në SPAK dhe do të hetohet gjithë zinxhiri i zyrtarëve që kanë bërë regjistrimin, dhe deri tek Artan Lame apo të gjithë personat që u vunë në dijeni për falsifikimin por më pas nuk e çuan dosjen në prokurori./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Si dhe pse i sulmon këta biznesmenë Ben Blushi?!

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Antikorrupsioni si aleat në korrupsionin e Blushit

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Publikuar

-

Nga

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

Nga

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Afera e inceneratorëve/ Basha i kërkon llogari SPAK: Ku jeni me hetimet

LEXO EDHE:  Zhvillime të reja për dosjen “Tahiri”/  Çfarë zbuloi hetimi pasuror

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE