LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antikorrupsioni si aleat në korrupsionin e Blushit

15 Gusht 2020, 17:14, Politikë CNA
Antikorrupsioni si aleat në korrupsionin e Blushit

Lajmi më i ri nga bregdeti ka lidhje me çregjistrimin e bërë për një pronë të shëndetshme të regjistruar në emër të zotit Ben Blushi, që sa vjen e merr  format e oligarkut të tipit të atyre që deklaron se ka në plan të luftojë Arlind Qorri.
Lajmi ka të bëjë me një çregjistrim prone me urdhër të departamentit antikorrupsion të Ramës.
Për ata që duartrokasin luftën antikorrupsion të departamentit antikorrupsion na duhet të sqarojmë!
Nuk ka asnjë dispozitë që parashikon ç’regjistrimin automatik të pronës me urdhër të peshkut.
Pasi një pronë është regjistruar, atëherë vetëm pas një çështjeje të prezantuar në gjykatë dhe në përgjithësi gjatë shqyrtimit të një konflikti gjyqësor në lidhje me pronën e regjistruar, mundet që VENDIMI I GJYKATËS TË PARASHIKOJË ÇREGJISTRIMIN SI pjesë e dispozitivit në Vendimin përfundimtar.

Nëse denoncimi nga i dëmtuari është bërë tek antikorrupsioni i Kryeministrit, atëherë ANTIKORRUPSIONI duhet të merrte masa administrative ndaj personave që kishin kryer regjistrimin.
Antikorrupsioni nuk është organ i ankimimit në rrugë administrative për akte administrative. Aq më pak të atyre të lidhura me veprime të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Edhe emërtimi e ka të saktësuar funksionin e drejtorisë antikorrupsion në kryeministri.
Dhe ai funksion lidhet me zbulimin e veprimeve korruptive të zyrtarëve shtetërorë.
Nëse sot ka nje akt çregjistrimi prone (do sqarojmë më poshtë “vlerën” e pavlefshmërisë së këtij vendimi çrregjistrimi), na duhet të arsyetojmë se nga antikorrupsioni ka një procedurë administrative nga e cila është VERIFIKUAR VEPRIMI I KUNDRALIGJSHËM DHE KORRUPTIV.
Në kushte normale Drejtoria Antikorrupsion duhet:
– në emër të shtetit të kish kërkuar në rrugë gjyqësore çregjistrimin e pronës;
– propozimin dhe marrjen e masave administrative ndaj zyrtarëve që me veprim aktiv kanë lejuar dhe janë pjesëmarrës në aktin korruptiv dhe
– të kishin paraqitur në SPAK kallëzimin penal me dosjen e plotë të dokumenteve dhe provave që kanë verifikuar për rastin.
Sa kohë që antikorrupsioni nuk ka ndjekur këto hapa, ai ka vepruar njësoj në shkelje të ligjit dhe të Kodit Penal, sa kohë që:
– ka urdhëruar veprime administrave (çregjistrimi) të pareferuara në dispozita ligjore duke anashkaluar rrugën gjyqësore
– ka shqyrtuar dhe ka konstatuar veprimtari të kundraligjshme, eventualusht korruptive, dhe nuk ka depozitiar kallëzimin penal përkatës.
Të paktën kjo është ajo që duket në një analizë sot për sot.

Nëse shqyrtohen dokumentet, dosja dhe provat e siguruara nga antikorrupsioni, aty mund të ketë vepër penale për më shumë sesa thjesht Blushi dhe nëpunësi i mjerë i ZRPP që hodhi firmën në regjistër.
Mbase kësaj i janë ruajtur kur kanë vepruar shpejt me çregjistrimin si për t?i vënë kapak?
Por një kapak me shkelje antiligjore nuk e mbyll korrupsionin. Thellon bashkëpunimin për korrupsion duke u bërë aleat me korrupsionin.
Askush deri më sot nuk është ankuar në rrugë gjyqësore për regjistrimin e asaj prone.
Antikorrupsioni duhet ta bënte.
Arsyeja se pse u zgjodh të mos kërkohet në gjykatë çregjistrimi është vetëm një.
Duke bërë çregjistrimin abuziv të pronës, antikorrupsioni i ka hapur rrugën ankimimit të Blushit në gjykatë.
Aty Blushi me siguri do kërkojë deklarimin absolutisht të pavlefshëm të çregjistrimit.
Për të rikthyer regjistrimin.
Por tani jo me firmë zyrtari të ZRPP, por me vendim gjykate.
Ndaj ne besojme se antikorrupsioni po bën lojën e Bushit. Si fillim, për nxemje është tallur pak me Papulin. /CNA.al

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Lajmet e fundit nga