web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pandemia s’mund të falsifikohet”/ Duma nxjerr videon e gazetarit: Si po mashtron qeveria

12 Gusht 2020, 15:43, Politikë CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video të gazetarit Erion Skëndo, i cili përgënjeshtron deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shifrat e të infektuarve.

Duke iu referuar deklaratës së tij, Duma thotë se pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Demokratja thekson se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

?Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.  Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë  deri në manipulim shifrash. Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë?, shklruan ajo krahas videos./ CNA.al





Lajmet e fundit nga