LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse shpyllëzimi dhe shfarosja e specieve, po i bën më të mundshme pandemitë

11 Gusht 2020, 08:17, Politikë CNA
Pse shpyllëzimi dhe shfarosja e specieve, po i bën më të

Ndërsa njerëzit po e reduktojnë biodiversitetin, duke pakësuar pyjet dhe duke ndërtuar më shumë infrastrukturë, ata janë duke e rritur ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve pandemike, siç është edhe rasti i Covid-19.
Shumë ekologë kanë dyshuar prej kohësh mbi këtë gjë. Por një studim i ri, na ndihmon për të zbuluar arsyen:ndërsa disa specie po zhduken, ato që priren të mbijetojnë dhe të shtohen masivisht- për shembull minjtë dhe lakuriqët – kanë më shumë gjasa të bartin patogjenë potencialisht të rrezikshëm, të cilët mund të kalojnë më pas tek njerëzit.

Analiza e rreth 6.800 komuniteteve ekologjike në 6 kontinentet e botës, i shtohet një morie dëshmish në rritje, që lidh tendencat e zhvillimit njerëzor dhe humbjen e biodiversitetit, me shpërthimet epidemik të sëmundjeve.
?Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë prej dekadash. Por askush nuk na e vuri veshin?- thotë Keit Xhons, ekspertë e ekologjisë në Universitetin e Londrës, njëherazi autore e një studimi të botuar së fundmi në revistën ?Nature?.

Ndërkohë më 24 korrik, një grup shkencëtarësh, mes tyre virologë, ekonomistë dhe ekologjistë, botoi një ese në ?Science 2?, ku argumentonin se qeveritë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të pandemive të ardhshme, vetëm duke e kufizuar ritmin e shpyllëzimeve, dhe frenuar tregtinë e kafshëve të egra, që mund të bartin patogjenë të rrezikshëm.
Shumica e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të reja, priren të fokusohen në zhvillimin e vaksinave, diagnostikimin e hershëm dhe mbajtjen nën kontroll të tyre. ?Por kjo do të thotë të trajtosh simptomat, pa adresuar shkakun themelor? thotë Peter Dazak, zoolog në organizatën joqeveritare ?Eco Health Alliance? në Nju Jork.

Ai thotë se Covid-19 ka ndihmuar në sqarimin e nevojës për shqyrtimin e rolit të biodiversitetit në transmetimin e patogjenëve. Studimet e mëparshme, kanë treguar se përhapja masive e sëmundjeve të tilla si Sindromi Akut i Frymëmarrjes së Rënduar (SARS) dhe Gripi i Shpendëve, që kalojnë nga kafshët te njerëzit, është shtuar shumë dekadat e fundit.
Dhe ky fenomen ka të ngjarë të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i shtimit të kontaktit midis njerëzve, dhe kafshëve të egra në zonat e pazhvilluara. Një studim i publikuar në prill nga studiuesit në Universitetin e Stenfordit në Kaliforni, zbuloi se shpyllëzimi i habitatit në Ugandë, kishte shtuar kontaktet direke midis majmunëve dhe njerëzve, pasi primatët dilnin nga pylli për të rrëmbyer të korrat e mbledhura nga njerëzit.

Në studimin e tyre të fundit, Xhons dhe ekipi i saj shqyrtuan më shumë se 3.2 milionë të dhëna nga disa qindra studime ekologjike në vendet në të gjithë botën, duke filluar nga pyjet deri tek tokat në qytete. Ata zbuluan se popullata e specieve të njohura për sëmundjet e transmetueshme tek njerëzit – përfshirë 143 gjitarë si lakuriqët, brejtësit dhe majmunët e ndryshëm – u rrit teksa peizazhi ndryshoi nga natyror në atë urban, dhe kur biodiversiteti në përgjithësi u zvogëlua.
Grupi i Xhons, e ka bërë tashmë këtë lloj vlerësimi për epideminë e virusit Ebola në Afrikë, duke hartuar hartat e rreziqeve bazuar në tendencat e zhvillimit, praninë e specieve të mundshme dhe faktorët socio-ekonomikë, që përcaktojnë ritmin me të cilin mund të përhapet një virus sapo të hyjë në popullsia njerëzore. Ibrahim Foll, epidemiolog dhe drejtues i operacioneve të emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetit në Gjenevë, Zvicër, bie dakord me konstatimin se kuptimi i ekologjisë – si dhe i tendencave sociale dhe ekonomike – do të jetë vendimtar për projektimin e rrezikut nga shpërthimet e ardhshme epidemike.

?Zhvillimi i qëndrueshëm është thelbësor. Nëse vazhdojmë ta kemi këtë nivel shpyllëzimi,
do të kemi me siguri më shumë epidemi?- thotë ai. Në kuadër të pandemisë së Covid-19, shumë shkencëtarë kanë kërkuar frenimin e tregtisë së kafshëve të egra, një industri me vlerë rreth 20 miliardë dollarë amerikanë çdo vit në Kinë, vend ku u shfaqën infeksionet e para me koronavirus. Kina e ka pezulluar përkohësisht këtë tregti. Por Dazak thotë se industria është vetëm një pjesë në një panoramë më të madhe që përfshin gjuetinë, përdorimin e tokës dhe ekologjinë.
?Ekologët duhet të punojnë me studiues të sëmundjeve infektive, punonjësit e shëndetit publik dhe mjekët për të analizuar ndryshimin e mjedisit, dhe vlerësuar rrezikun e kalimit të patogjenëve tek njeriu, ndërsa duhet të merren masa për të zvogëluar aktivitetet e rrezikshme njerëzore?- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga