LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"S'kthehem më në PD"/ Patozi: Basha po përpiqet ta bëjë “detin kos”

10 Gusht 2020, 15:18, Politikë CNA
"S'kthehem më në PD"/ Patozi: Basha po

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shprehur mosbesim te përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe te hapja e kësaj partie.

Patozi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit i ka dhënë një provë të mjaftueshme për të kuptuar se PD e dëshiron se Shqipërinë e së nesërmes nën drejtimin e ?Rilindjes?, edhe pse me kryeministër tjetër.

?Qëndrimi i Partisë Demokratike më interesonte deri te Këshilli Politik, kur prisja që ai t?i paraprinte një reformimi të thellë, që do ta hapte rrugën e demokratizimit për të gjithë shqiptarët, sepse ky ishte roli i saj. Por ajo e humbi këtë shans, kur u dakordësua me Edi Ramën për marrëveshjen e 5 qershorit, duke na dhënë një provë të mjaftueshme se Shqipërinë e nesërme e mendon dhe e dëshiron fiks siç është tani nën udhëheqjen e ?Rilindjes?, vetëm se me Kryeministër tjetër.

Ky duhet të ishte misioni real i saj, të cilin do ta kisha përshëndetur me shumë dëshirë, nëse PD do ta kishte përmbushur, ose të paktën do ta kishte tentuar. Ndërsa proceset e saj të brendshme, edhe sikur të ishin serioze, vlejnë vetëm për militantët e saj, por nuk kanë shumë peshë për të tjerët.

Përfytyro pastaj që ato të shërbejnë si instrument për të gënjyer veten dhe të tjerët, siç kam shumë frikë se ka për të ndodhur. E thënë më shkurt, dikush që ka marrë përsipër se do të pastrojë gjithë plehrat e qytetit, nuk mund të mburret se ka fshirë vetëm oborrin e shtëpisë së tij (gjithmonë, në rast se e bën edhe këtë)?, u shpreh ai për gazetën ?Panorama?.

Teksa u pyet nëse do ta mirëpresë një ftesë për t?u rikthyer në PD, koordinatori i BD-së theksoi se nuk do të ketë më një rikthim.

Sipas tij, Basha po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë ?detin kos? për ata që i përzuri me dru.

?Nuk shoh asnjë arsye pse ta marr dhe as nuk e mirëpres ftesën, për njëmijë arsyet që shpjegova më lart. Jemi vite dritë larg në mënyrën sesi e shohim zgjidhjen për daljen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë nga kriza. Është njësoj si të pyetet Lulzim Basha në do të vijë te Bindja Demokratike. Madje, pyetja për të mund të kishte më shumë logjikë, sepse ne kemi qenë të hapur për këdo, që në ditën e parë të krijimit, kurse PD e tij po pretendon se vetëm tani po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë ?detin kos? për ata, që i përzuri me dru e po kërkon t?i rikthejë në vathë me komision?, nënvizoi Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga