LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

9 Gusht 2020, 19:44, Politikë CNA

Avokati i njohur Spartak ka bërë një analizë të aktualitetit në Shqipëri. Ai thotë se krerët e korruptuar po përpiqen të destabilizojnë vendin përmes përhapjes së informacioneve të rreme për COVID-19 dhe nëpërmjet bashkëpunimeve me Moskën e Beogradin kundër SPAK.

Sipas Ngjelës, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiptar.

?Mos e mendoni kurrë se injoranca apo mendjelehtësia jonë shqiptare nuk është shfrytëzuar në mbi njëqind vjet nga pushtuesit e territoreve të gjera shqiptare.
Po kështu, edhe sot. Kudo, në të gjithë Perëndimin financohet një propagandë e pistë antishqiptare.
Por, edhe këtu në Shqipëri, gjithashtu: blejnë gazetarë; paguajnë televizione dhe gënjejë me propagandë kundër çdo aspekti të rritjes së kulturës dhe zhvillimit shqiprar.
Por, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiprar. Shqiptatët ndërtojnë një urë gjigante, Beogradi njofton emisarët që të thonë: ?do shembet ura?; dhe këta emisarë të vjetër, gati janë dhe e hedhin në treg.
Shqiptarët kërkojnë të bëjnë Reformën në Drejtësi; Moska iu thotë emisarëve të saj në Shqipëri: ?ngrini një çadër të bëhet një revolucion anti-perëndimor në Shqipëri?; dhe dërgon këtu edhe rreth 300 oficerë rusë që të destabilizojnë Shqipërinë, të mbërritur nga të gjitha pikat e kufirit shqiprar.
Sot, kjo ndërhyrje ruse, ndihet se është më intensive. Dhe po intesifikohet, se krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm nga SPAK-u.
Sigurisht, sulmi hetuesor ende nuk ka nisur, por do të fillojë. Dhe kjo e ka shqetësuar korrupsionin e lartë.
Por, e dini ku e kishin shpresën para katër muajsh të korruptuarit e lartë? Prisnin një tragjedi pandemike të koronavirusit në Shqipëri.
U mëzitën shumë para dy muajsh, por sot, sikur iu ka rilindur shpresa për të vërshuar pandemia në shoqërinë shqiptare.
Dhe e dini pse? Sepse duan destabilizimim e Shqipërisë.
Prandaj janë hedhur në sulm me njerëzit e tyre dhe thonë: ?është gënjeshtër virusi. Kironavirusi nuk ekziston?, sepse kërkojnë shpërhapjen masive të pandemisë.
Janë edhe naivë, edhe qorra, edhe të disekuilibruar nga frika e SPAK-ut.
Po, si mund të destabilizohet një shoqëri nga një sëmundje ngjitëse?!!
Gjithsesi është halli që i çon atje. Duhet ta dinë mirë e ta mbajnë vath në vesh: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri, nuk ka shprese, sepse, ose do të shkatërrohet ai me gjithsej, ose do të shkatërrohet Shqipëria.
Por, le t?i bien këmbës: Shqipëria nuk shkatërrohet.
Por, këta presin me ankth edhe prishjen e aleancës shqiptaro-amerikane, se po i gënjen politika ruse.
Edhe këtu kot e kanë, edhe këta, edhe Moska: kjo aleancë do të jetë shumë jetëgjatë. Këta serbë dhe rusë e grekë, kanë shfarosur dhe shpërngulur nga trojet e tyre me dhunë mbi 2 milionë shqiptarë, se shqiptarët kanë qenë të vetëm dhe në pesë shekuj mbijetesë. Por tani janë në aleancë të ngushtë me fuqinë unike botërire.
Prandaj, gjithçka po bëhet e do të bëhet në funksion të aleancë USA-ALBANIA?, shkruan Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga