LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Asnjë sekondë pushim pa plotësuar kushtet e BE-së”/ Thirrja e PAA: Ndalni fushatën e parakohshme elektorale

11 Gusht 2020, 08:01, Politikë CNA
“Asnjë sekondë pushim pa plotësuar kushtet e

Partia Agrare Ambientaliste, përmes një deklarate për mediat thekson se për integrimin Europian nuk duhet të ketë asnjë sekondë pushim.

?BE pret plotësimin e kushteve, mazhoranca ka nisur fushatën e parakohshme elektorale duke prerë shirita inagurimesh dhe takime populiste. Opozita ka reduktuar angazhimin publik për plotësimin e kushteve si prioritet i prioriteteve. BE pret plotësimin sa më parë të kushteve, ndërsa politikanët tanë vazhdojnë të “gëzuar” pushimet?, thuhet në deklaratë.
Sipas PAA, politika shqiptare nuk reagoi më pozitivisht dhe pa asnjë vonesë ndaj paralajmërimit të drejtpërdrejtë, të qartë dhe të përsëritur të BE-së, SHBA-së dhe Gjermanisë edhe në ditët e pushmeve.

?Suszane Shutz, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri dy ditë më parë konfirmon se:
“Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit?, shpjegoi Schutz.

Ndërsa qëndrimi i papërgjegjshëm i mazhorancës në ve?anti dhe politikës shqiptare lidhur me këtë prioritet kombëtar, është një dështim i rëndë. PAA vlerëson hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut si një hap pozitiv drejt të ardhmes së përbashkët euro-atlantike. PAA vlerëson dhe mbështet maksimalisht kontributin e përhershëm pozitiv të faktorit politik shqiptar në perspektivën euro-atlanike të Maqedonisë së Veriut. PAA apelon se është koha për të mos pushuar asnjë sekondë në përmbushjen e kushteve që ?elin negociatat dhe rrëzojnë ?do vonesë dhe pengesë të deri-tanishme në të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar?, thuhet më tej në deklaratën e Partisë Agrare Ambientaliste./CNA.al

Lajmet e fundit nga