Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informacionit mbi palën kundërshtare. Përgjatë gjithë historisë, njerëzit kanë shpikur metoda dinake për të marrë informacionet më jetike për të cilat kishin nevojë. Ja cilat janë disa prej tyre:
Torturat fizike në Ham Common
Si pjesë e Operacionit ?Fortidude? në Luftën e Dytë Botërore, për të mashtruar gjermanët në lidhje me vendin e zbarkimit të aleatëve, shërbimi inteligjent britanik SIS mbajti të burgosur 19 agjentë gjermanë në bodrumin e një shtëpie në Ham Common.
Agjentët gjermanë u ?shndërruan? në agjentë të dyfishtë përmes privimit nga gjumi, dhe abuzimit fizik dhe mendor. Ata nisën të japin informacione në lidhje me ushtrinë gjermane, ndërsa në të njëjtën kohë po sabotonin veprimet luftarake të nazistëve.
Anijet e peshkimit, si mbulim për operacionet e spiunazhit
Lufta e Parë Botërore, shënoi fillimin e aktiviteteve të gjera zbulimit dhe kundërzbulimit nga ana e fuqive botërore. Një metodë e zgjuar e përdorur gjermanët, ishte përdorimi i anijeve të peshkimit të sardeleve. Ludovik Zender me origjinë norvegjeze, ishte nga Lima e Perusë.
Në vitin 1914, ai mbërriti në Glasgou të Skocisë si ?tregtar?. Ai porositi një ngarkesë të madhe sardelesh norvegjeze në vitin 1915, duke pretenduar se do t?i dërgonte në vendlindje. Por telegramet e dërguara nga Zender shkonin në fakt në Oslo, një bazë e njohur për shërbimin inteligjent gjerman. Zender u zbulua për shkak se në atë kohë ishte sezoni i gabuar për peshkimin e sardeleve. Ai u dënua për spiunazh, dhe u ekzekutua në Kullën e Londrës në vitin 1916.
Spiunët e maskuar si muzikantë
Në Mesjetë, shumica e muzikantëve të elitës, fitonin para nga turnetë e ndryshëm, dhe shfaqjet që jepnin në oborret e familjeve mbretërore. Meqë cilësoheshin si zbavitës dhe asgjë më shumë, ishin kandidatët e përsosur për t?u bërë spiunë.
I tillë ishte rasti i spiunit Pier Alamir, muzikant dhe kompozitor i shquar i muzikës korale, që u rekrutua nga këshilltari i Mbretit të Anglisë Henri VIII, Kardinali Tomas Uollsej në vitin 1515. Alamir mblidhte informacione mbi Riçard dë la Pol, një jorkist besnik gjatë Luftës së Trëndafilave, por që më vonë lidhi aleancë me francezët, për të luftuar kundër anglezëve. Por më pas Alamir u bë një agjent i dyfishtë, dhe filloi tu japë informacione të dyja oborreve mbretërore. Pasi u zbulua në vitin 1516, ai u arratis dhe nuk u kthye më kurrë në Angli.
Kauboji spiun i Panço Vilës
Gjatë Revolucionit Meksikan, udhëheqësi i kryengritësve Panço Vila, u detyrua të gjente miq në çdo cep të vendit, për të qenë gjithnjë një hap përpara atyre që e donin të vdekur. Një aleat i pazakontë ishte tregtari mormon Xhes Tejlor. Armiqtë e Vilës, bastisnin shpesh kolonitë Mormone në Meksikë.
Vila ra dakord që t?i mbrojë, nëse Tejlori do t?i tregonte vendndodhjen e armikut. Tejlor, që në pamje të parë dukej si një kauboj i zakonshëm dhe nuk ngjallte asnjë dyshim, i dha të dhëna jetike Vilës mbi pozicionet e trupave armike.
Maskimet e kapitenit amerikan Alan Meklein
Kur Xhorxh Uashingtoni kishte nevojë për informacione të rëndësishme gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, ai dërgonte spiunin e tij më të aftë, kapitenin Alan Meklein. Ai kishte tërhequr vëmendjen e Uashingtonit, duke u dalluar në fushën e betejës. Në dy raste Mekleini i maskuar depërtoi në prapavijën e armikut.
Ai e bëri këtë kur Uashingtoni kishte nevojë për informacion, se ku do të shkonin britanikët pas largimit nga Filadelfia në vitin 1778. I maskuar si fermer, Meklein kërkoi të hynte në një kamp britanik në Nju Xhersi. Ai u lejua të hynte, dhe mblodhi aty të gjithë informacionin e nevojshëm.
Uashingtoni sulmoi me sukses britanikët në Monmauth Kurtahauz. Më vonë, Meklein u maskua si një malësor i zonës dhe hyri në qytetin Stoni Point Fort, që ishte pushtuar nga britanikët. Nga ajo që pa, hartoi një plan për një luftë nga afër me bajoneta, e cila u dha mundësi amerikanëve të rimerrnin fortesën në vetëm 25 minuta.
Arkeologia spiune Gertrud Bell
Pak muaj para Luftës së Parë Botërore, autoritetet turke e lejuan arkeologen britanike Gertrud Bell të ekspolorojë Konstandinopojën, Stambollin e sotëm. Ajo shkoi në qytetin e Hailit, në të cilën perëndimorët nuk kishin patur qasje që nga viti 1893.
Edhe pse dukej sikur udhëtonte vetëm për qëllime arkeologjike, ajo shkoi në atë qytet për shkak se ai shërbente si kryeqyteti i dinastisë arabe Al Rashid, dhe britanikët donin të dinin cila ishte forca e tyre reale. Sapo mbërriti aty, Bell u burgos, por kodi i nderit i Rashidëve e mbrojti atë nga cënimi fizik.
Bell nisi të njihet me gratë e udhëheqësve, duke dëgjuar thashetheme të ndryshme, të cilat ajo ia raportonte britanikëve. Sipas saj, Rashidët ishin dobësuar ndjeshëm, ndaj Londra duhej të lidhte një aleancë me dinastinë arabe të Sauditëve. Ai sugjerim ndikoi shumë mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme gjatë gjithë shekullit XX-të./ listverse.com–Përshtatur nga CNA.al
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...