LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kultivonin drogë/ Arrestohen tre persona në Vlorë

30 Qershor 2020, 15:57, Kronika CNA

Tre persona janë arrestuar sot në Vlorë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të poloicisë në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

“Në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

-G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster.

-A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, kryer në bashkëpunim.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga