LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve shqiptarë/ Kush ishte “koka” e bandës

30 Qershor 2020, 13:31, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin antidrogë, Itali-Shqipëri ku ranë në pranga 37 persona, 7 prej të cilëve shqiptar.

Sipas ‘Report TV’, dy prej të arrestuarve shqiptar janë Robert Myftari dhe Elton Hamza, persona të cilët njihet për veprimtaritë e tyre në fushën e narkotikëve.

Robert Myftari, dyshohet të jetë edhe “koka” e grupit kriminal.

Në 11 nëntor të vitit 2015 Robert Myftari u arrestua pasi në datën 10 nëntor në fshatin Radhimë, te zona e njohur si Viroi, braktisi një mjet furgon tip ‘Benz’ me targa AA 619 AJ dhe një mjet lundrues gomone ku ishin 6 çanta me 808 kg kanabis.

Të dy këta persona mësohet se kishin rol kryesor në këtë organizatë të cilës iu bllokuan rreth 40 mln euro mall.

Lajmet e fundit nga