LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Hekuran Billës/ Arrestohet një tjetër i dyshuar

30 Qershor 2020, 13:57, Kronika CNA

Arrestohet personi tjetër i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se në pranga ka përfunduar Gj.Pusi, 25 vjeç.

Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Gjithashtu Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Dyshohet se ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa./CNA.al

Lajmet e fundit nga