LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane/ Lënë shqiptarët pa parë futboll

12 Qershor 2020, 15:28, Aktualitet CNA
Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane/

Për herë të parë në transmetimet televizive, rrezikohet që shqiptarët të mos shohin më asnjë kompeticion të kampionatëve më të mëdha të futbollit në Europë.

Shqiptarët u privuan të shihnin të enjten në mbrëmje, ndeshjen e futbollit Sevilla-Betis, e cila duhej të transmetohej normalisht në DIGITALB. Por furnitori IMG Media, që ka të drejtat televizive të kampionatit spanjoll, pezulloi transmetimin për DIGITALB. E njëjta situatë ndërprerje të transmetimit, pritet të vijojë në fundjavë, ku do të luajnë ekipet më të mëdha spanjolle, si Barcelona, Real Madrid e shumë të tjerë.

Ky është rasti i paprecedentë në 16 vite të krijimit të DIGITALB. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të shohin më futboll në platformën e DIGITALB.

Dhe kjo ndodh për një arsye!

Prej disa kohësh, dy aksionerët e DIGITALB, Aleksandër Frangaj (me 2.17 % aksione të gruas) dhe Armando Duka, kanë nisur një fushatë bllokimi dhe sabotimi. Nëpërmjet administratores Eglantina Lamaj, dikur një ish sekretare e Frangajt, po tentohet që shqiptarëve t?u hiqet e drejta e transmetimit për të parë ndeshjet më të rëndësishme të futbollit në Europë.

Mekanizmi i përdorur është fare i thjeshtë! Administratorja Eglantina Lamaj, vendosi veton pak ditë më parë për kryerjen e pagesave rutinë ndaj furnitorit IMG Media, që ka ekskluzivitetin e të drejtave sportive për kampionatin spanjoll, anglez dhe italian.

Për të parën herë në historinë të DIGITALB, furnitori IMG Media, falë ndikimit të Dukës detyrohet dhunshëm që të ndërpresë eventet sportive dhe rrjedhimisht, qindra mijëra abonentë të humbasin mundësinë e ndjekjes së kompeticioneve më të ndjekura në botë.

Pra, të gjithë sportdashësit nuk do të shohin më asnjë ndeshje me ekipet e tyre të zemrës si Arsenal, Liverpool, Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona e shumë të tjerë?. pasi kjo është penguar nga Kryetari i Federaratës Shqiptarë të Futbollit, Armando Duka dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Kjo që po ndodh me Digitalb dhe abonentët e saj në çdo vend të botës do të përbënte një skandal të përmasave kombëtare, duke qënë se njeriu i zgjedhur për të përfaqësuar futbollin, vendos t?i imponojë shqiptarëve se nuk duhet të shohin ndeshjet më të rëndësishme të kampionateve botërore.

Bllokimi me qëllim shkatërrimin e DIGITALB, u vu re edhe në muaj prill 2020. Administratorja e besuar e Frangajt, Eglantina Lamaj pezulloi pagat e qindra punojësve të DIGITALB, duke mbajtur një qëndrim bllokues në tejkalim të dukshëm të çdo norme ligjore, etike dhe morale. Kjo shkaktoi jo pak tension te punonjësit, që prej 16 vitesh, paga e tyre nuk ishte vonuar asnjë ditë. Por qëllimi ishte pikërisht ky, të krijohej destabilitet në këtë ndërmarrje të madhe.

E njëjta situatë bllokimi vijoi dje me detyrimet e përmujashme që DIGITALB ka ndaj palëve të treta, në këtë rast ndaj kompanisë IMG Media, që ka të drejtat ekskluzive, të transmetimit të eventeve sportive.

Lajmet e fundit nga