LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për tezat e provimit/ Policia: Ne siguruam shoqërimin e bazës materiale me automjete

11 Qershor 2020, 18:24, Kronika CNA
Akuzat për tezat e provimit/ Policia: Ne siguruam shoqërimin e

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga opozita se teza e provimit të maturës u shpërnda nëpër grupe Whatsappi ende pa fillluar teza.

Policia deklaron se nga strukturat e tyre janë angazhuar 550 punonjës polidcie, për të cilët pretendon se kanë mbajtur nën monitorim ruajtjen e tezave gjatë transportit.

Gjithashtu blutë njoftojnë se kanë siguruar rendin dhe sigurinë gjatë kryerjes së provimit.

?Përfundoi me sukses provimi i dytë i maturës shtetërore, për sa i përket masave të marra nga ana e Policisë, ku u angazhuan 550 punonjës policie për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore 2020.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimit, Policia e Shtetit mori një sërë masash për shoqërimin dhe ruajtjen e bazës materiale, garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla gjatë zhvillimit të provimit, si dhe shoqërimin e bazës materiale me automjete dhe punonjës policie për në QSHA.

Drejtoria e Rendit Publik monitoroi zbatimin e masave deri në përfundim të procesit. Edhe një herë Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e radhës të Maturës Shtetërore?, thuhet në njoftim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga