web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj Ardjan Çapjas/ Artan Hoxha zbulon detaje të tjera

10 Qershor 2020, 20:10, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur në Elbasan ndaj Ardjan Çapjas.

Në studion e ?Byro Politike? Hoxha theksoi se ngjarjet e ndodhura janë vijimësi, të nisura më herët.

?Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atentati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate.”

Hoxha shtoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.

‘Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta.

Përsa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kam nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush.

Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krimit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi?,  tha Hoxha.





Lajmet e fundit nga