web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit/ Kamioni del nga rruga

11 Qershor 2020, 09:45, Kronika CNA

Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore, ndërsa ka bllokuar dhe një nga krahët e autostradës.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit për në Elbasan. Paraprakisht dyshihet se lagështia në rrugë mund të ketë qenë një nga arsyet e aksidentit. Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga