web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra rekord të rasteve të reja/ Arrihet piku i të infektuarve me Covid 19

10 Qershor 2020, 07:41, Lifestyle CNA

Shënohet numri rekord i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 42 raste të reja në të gjithë vendin.

Rastet e reja janë zbuluar konkretisht 21 në Tiranë, 2 në Berat, 3 në Krujë, 4 në Durrës, 2 në Lushnje, 9 në Shkodër, dhe 1 në Pukë.

Gjatë ditës së djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 36 raste të reja me Covid, ndërkohë që apeloi që qytetarët të tregoheshin më të kujdesshëm, dhe të shmangnin çdo lloj grumbullimi./CNA.al





Lajmet e fundit nga