web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl kërkon ndihmën e Nazanit, Gynej fal Songylin

10 Qershor 2020, 07:33, Lifestyle CNA

Ejlyl sulmon Defnen për t?i nxjerrë të vërtetën nëse e ka parë diskun apo jo. Emine përpiqet ta fitojë sërish dashurinë e Gylxhanit duke dërguar dhurata në jetimore.

Songyl i kërkon falje Gynejit në mes të klasës. Nazan ka shpresa për të dalë nga burgu. Mert nuk heq dorë nga Kaderi ndërsa Xhenk xhelozon për të. Kader i kërkon falje Mertit për faktin që e gënjeu. Emine e birëson sërish Gylxhanin.

Mesude nuk e lë Kemalin të hyjë në shtëpi. Ky i fundit thyen xhamin e dritares dhe hyn në shtëpi. Meral vendos të shesë sendet e saj për të fituar para. Ajo shkon shtëpi më shtëpi por nuk arrin të fitojë para.

Gynej më në fund e fal Songylin. Ejlyl vendos t?i kërkojë Nazanit ta ndihmojë. Ajo shkon e takon në burg dhe i kërkon t?i tregojë Mesudes çfarë pa natën kur Kemal tentoi ta përdhunonte. Nazan pranon ta ndihmojë Ejlylin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga