web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Epidemiologu thirrje qytetarëve/ “Evitoni transportin publik!”

9 Qershor 2020, 19:33, Lifestyle CNA

Mjeku epidemilog, Ilir Alimehmeti, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Përballë?, ku ka folur për situatën nga Covid-19, është ndalur dhe tek transporti publik që pritet të rinisë më daën 15.

Alimehmeti tha se qytetarët duhet ta evitojnë sa më shumë lëvizjen me këtë lloj transporti.

?Unë do të thoja evitoni sa të mundni transportin publik. Po keni mundësi të ecni në këmbë, ecni në këmbë. Po keni mundësi mjete vetjake me mjete vetjake. Në udhëtime të gjata, nga Saranda në Tiranë është situata ku nuk ka asnjë zgjidhje tjetër duhet të jetë sa më i mbrojtur që të jetë e mundur. Në këtë rast maskën patjetër, dorezat nuk bëjnë asnjë lloj pune. Por maskë patjetër dhe të ketë kujdes.? tha Alimehmeti.

Ai  shtoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes edhe me maskat që përdorin, nders theksoi se nuk duhet të humb vigjilenca.

? Bie vigjilenca, bie distancimi fizik, në fakt këto janë shumë më të rrezikshme. Dhe duhet të kujtojmë që është njëpërdorimshe, t?i harrojmë të gjithë elementët. Jo lahen, jo sterilizohet, ccdo manipulim që I bëni asaj maske ajo maskë dëmtohet. Maska është një përdorimshe, nuk ka ende asnjë maskë sot në prodhim e cila të jetë shumëpërdorimshe. Dhe për siguri, nëse arrini t ëmerrni frymë lirisht përmes maskës, maska nuk është duke ju mbrojtur. Dorezat nuk duheshin përdorur kurrë. Të gjitha evidencat janë kundra. Jo vetëm që nuk mbrojnë por janë rrezik.? theksoi Alimehmeti./CNA.al





Lajmet e fundit nga