Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19, qytetet në mbarë botën u prekën shumë më rëndë sesa zonat rurale. E megjithatë në Itali, kryeqyteti Romë u kursye relativisht nga virusi, ndërsa fshatrat e Lombardisë patën një shkallë shumë të lartë të prekjes nga kjo sëmundje, si dhe shumë të vdekur.
Ndërkohë një fshat në këtë rajon, Ferrara Erbognone, ra në sy pasi nuk regjistroi as edhe një rast të vetëm me Covid-19 në kulmin e pandemisë. Dhe askush nuk e di arsyen. Por misteri nuk është vetëm në Itali. Që nga fillimet, Covid-19 goditi në mënyrë të pabarabartë në të gjithë globin, dhe shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë arsyet.
Pse disa popullata ose sektorë të një popullsie janë më të prekshëm se të tjerët? Apo për ta kthyer pyetjen: pse disa grupe janë relativisht të mbrojtura? Neuroshkencetari Karl Friston i Kolegjit Mbretëror të Londës, sugjeroi javën e shkuar në bazë të krahasimit që i bëri të dhënave gjermane dhe britanike, se shkalla relativisht e ulët e vdekshmërisë e regjistruar në Gjermani, ka ndodhur për shkak të faktorëve mbrojtës të panjohur.
?Ato janë si materia e errët në univers:ne nuk mund ta shohim dot atë, por e dimë se duhet të jetë atje, për të na dhënë shpjegime për atë që mund të shohim?- tha ai. Në këtë përpjekje po synohet të shpjegohen edhe enigmat e tjera, si për shembull Japonia që duket se e shmangu një valë të parë vdekjeprurëse, pavarësisht popullsisë së saj relativisht të moshuar, dhe reagimit të gabuar të autoriteteve të shëndetit publik, ose pse Danimarka, Austria dhe Republika Çeke nuk kanë raportuar rritje të rasteve me Covis-19, megjithë lehtësimin e tyre të hershëm të masave kufizuese.
Përgjigja ndaj kësaj pyetje, mund të ndihmojë shumë qeveritë si të menaxhojnë rreziqet e një valë të dytë të koronavirusit. Një gjë duket të jetë e qartë:ka shumë arsye pse një popullatë është më e mbrojtur se një tjetër nga Covid-19. Epidemiologu teorik Sunetra Gupta i Universitetit të Oksfordit, mendon se një nga arsyet kryesore është imuniteti që u ndërtua para kësaj pandemie.
Por kjo nuk mund të vërtetohet për shkak të mungesës së të dhënave mbi imunitetin ndaj Covid-19. Siç e dimë, testimi i antitrupave, është i ngadaltë, dhe rezultatet e deritanishme sugjerojnë se segmentet e popullatës që bartin antitrupa ndaj virusit Covid-19, shpesh janë në numra njëshifrorë ose dyshifrorë por në nivele të ulëta.
Testet e reja që janë bërë të disponueshme javët e fundit, mund të na japin së shpejti një panoramë shumë më të saktë, por që tani ka aludime se rezultatet e deritanishme mund të jenë nënvlerësime. Së pari, ka bollshëm prova të bazuara në testimin diagnostik të mostrave të marra pas vdekjes së pacientëve në dhjetor, se virusi po qarkullonte në vendet perëndimore ? veçanërisht në Francë dhe SHBA – rreth 1 muaj më parë sesa mendohej fillimisht.
Studimet e reja tregojnë se një përbërës tjetër i përgjigjes imune të njeriut – qelizat T, të cilat ndihmojnë në orkestrimin e përgjigjes së antitrupave ? shfaqin ?kujtesë? të infeksionit me koronavirus kur ekspozohen ndaj Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.
Në një artikull të publikuar në revistën ?Cell? më 14 maj, studiuesit në Institutin Lojola për Imunologji në Kaliforni, raportuan se qelizat T në gjak të marra nga njerëzit midis viteve 2015- 2018, njohën dhe reaguan ndaj fragmenteve të virusit Sars-CoV-2.
?Këta njerëz nuk kanë mundur ta shohin Sars-CoV-2?- thotë një nga autorët e stidimit, Alessandro Sete. ?Hipoteza më e arsyeshme, është se ky reaktivitet është në fakt një ndër-reaktivitet me ?kushërinjtë? e Sars-CoV-2 – koronaviruset që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, që qarkullojnë gjerësisht, dhe që në përgjithësi shkaktojnë një sëmurje me simptoma shumë të buta?.
Dejvid Hejman, një epidemiolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, që punon edhe si këshilltar për Organizatën Botërore të Shëndetit mbi Covid-19, thotë se këto rezultate janë të rëndësishme, por paralajmëron se ndër-reaktiviteti nuk përkthehet domosdoshmërisht në imunitet.
Gjithsesi, është një hipotezë e arsyeshme që ekspozimi ndaj koronaviruseve të tjera mund të ofrojë mbrojtje, thotë Sete. ?Ne e kemi parë këtë më herët, për shembull me gripin H1N1 2009?-shprehet ai. Kjo mund të jetë arsyeja pse pandemia e vitit 2009, ishte më pak vdekjeprurëse sesa pandemitë e tjera të gripit në histori, duke vrarë rreth 200.000 njerëz në nivel global .
Nëse ekspozimi ndaj koronavirusëve të tjerë, mbron kundër Covid-19, thotë Gupta, atëherë ndryshueshmëria në atë ekspozim, mund të shpjegojë shumë ndryshimin në shkallën e vdekshmërisë midis vendeve ose rajoneve. Për shembull, ekspozimi ndaj virusit që shkaktoi epideminë e Sindromës së Rëndë Akute të Frymëmarrjes (SARS) në vitet 2002-2004, mund të ketë siguruar mbrojtje për aziatikët e lindjes kundër Covid-19.
Ne njohim tashmë disa nga ata faktorë të cenueshmërisë nga ky virus. Më e dukshme është mosha. Në dallim nga gripi i vitit 2009, të moshuarit janë veçanërisht të prekshëm ndaj Covid-19, një fakt që mund të pasqyrojë historinë e ekspozimit ndaj koronaviruseve të grupmoshave të ndryshme.
Meshkujt preken më shumë sesa femrat, që mbrohen nga një kromozomë ?rezervë?. Kromozomet X përmbajnë një densitet të lartë të gjeneve të lidhura me imunitetin, ndaj gratë kanë zakonisht përgjigje më të forta imune. Por edhe statusi socio-ekonomik, klima, kultura dhe përbërja gjenetike gjithashtu mund të formojnë cënueshmërinë, ashtu si edhe vaksinat e caktuara të fëmijëve, dhe nivelet e vitaminës D./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk e përjash...
Infeksionisti Pëllumb Pipero ka treguar rastet se kur duhet ...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar se çfarë e shqe...
Mjeku Pëllumb Pipero tha se kolegët e tij janë ende në kohë ...
Mjeku epidemilog, Ilir Alimehmeti, i ftuar mbrëmjen e sotme ...
Mjeku Dhimitër Kraja u rikthye në krye të detyrës për tu për...
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka folur pë...
Epidemilogu Ilir Alimehmeti i ftuar pasditen e sotme në Fax ...
Në vendin tonë u regjistruan sot shifrat më të larta që nga ...
Gazetarja Rezarta Delisula është bërë kryetemë e mediave roz...
Reperja e njohur shqiptare Tayna është një nga personazhet e...
Prej javësh në media po qarkullon lajmi se çifti i njohur i ...
Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përh...
Komponenti kryesor i qepëve është uji, përveç ujit ka shumë ...
Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi dhe aktive në ...
Mjekët e Shërbimit Infektiv, ku prej fillimit të epidemisë n...
Aktorja e njohur meksikane Dulce Maria, e njohur për rolin s...
ISHP njoftoi sot për 36 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 o...
Dy aktorët turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu i kanë dhënë ...
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar so...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...