LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mban dot lotët/ Moderatorja zbulon raportin me vjehrrën

7 Qershor 2020, 14:54, Lifestyle CNA
Nuk mban dot lotët/ Moderatorja zbulon raportin me vjehrrën

Moderatorja shumë e dashur për publikun Fatma Methasani ka zbuluar paksa nga raporti i saj me mamanë e Alfios.

E ftuar në emisionin ?Jo vetëm modë? ajo ka treguar se pas lindjes së Noah, mamaja e Alfios e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

Madje teksa flet për të moderatorja nuk i ka mbajtur lotët nga emocionet teksa ka kujtuar të gjithë ndihmën që ajo i ka dhënë në kohën më të vështirë për të.

?Që mos filloj të qaj tani, nuk do të gjej dot një mënyrë për ta falenderuar. Më ka ndihmuar tmerrësisht shumë, edhe është e mrekullueshme. S?është fare e lehtë të kesh një bebush, sidomos kur unë jam 25 vjeç dhe e kam patur dhe këtë detajin, që ti je dhe shumë e vogël vetë. Ishte diçka që unë nuk dija ta bëja, isha mësuar që dilja në mëngjes dhe vija në darkë. Kisha sigurisht shumë frikë. Edhe Alfio kishte një profesion që dilte në mëngjes dhe vinte në darkë. E kam përjetuar shumë keq faktin që Noah nuk kishte shtuar peshë sa duhet. Edhe po e përjetoja shumë keq, prindërit e Alfios lanë praktikisht gjithçka dhe erdhën, kanë qëndruar me mua në shtëpi. Janë kujdesur shumë që unë të shtoj ato kilogramët që duheshin tek Noah. Si përfundim ky lindi më i madh se unë fatmirësisht, edhe më i gjatë se unë. Madje gjëja e parë që ka thënë Alfio kur ka dalë Noah nga salla e lindjes dhe thanë ka bërë një çun kaq kilogramë, kaq të gjatë dhe ai thotë: Është më i gjatë se Fatma. Nëse ka një njeri që unë i detyrohem tej mase shumë, për gjithë situatën si para lindjes dhe pas lindjes është mami i Alfios, që sinqerisht e dua shumë?, është shprehur Fatma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga