web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një natë me vrasje dhe tritol”/ Berisha: Policia është në misionin e mbjelljevje stinore të hashashit

31 Maj 2020, 12:19, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura një natë më parë ku dy persona u vranë në Kurbin dhe një hoteli në Tiranë iu vu tritol.

Sipas Berishës, ?nata që kaloi dhe mëngjesi i sotëm në narkoshtetin e Edvin Drogës ishin plot ngjarje tipike dhe të denja për të?.

Ish kryeministri thotë se vrasësit, terroristët u larguan të qetë, pasi policia është në misionin e mbjelljevje stinore të Hashashit.

?Një natë në Narkoshtet; Atentate, vrasje, plagosje dhe tritol!
Miq, nata që kaloi dhe mëngjesi i sotëm në narkoshtetin e Edvin Drogës ishin plot ngjarje tipike dhe të denja për të. Kështu, në atentat në Kurbin u ekzekutuan dy persona dhe u plagos një tjetër, një tritol i fuqishëm u vendos në mes të Tiranës. Ngushëllime familjeve të viktimave.
Vrasësit, terroristët u larguan te qete, narkopolicia është në misionin e mbjelljevje stinore të Hashashit ?medicinal? sipas urdhrave të Edvin Drogës dhe zëdhënësit të tij gjeneral Hashash!?, shkruan Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga