Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Stop? ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.
Toka ndodhet para hotelit të Cikulit dhe duhet bërë rrugë, pasi rruga për në shtëpinë e tij mungon dhe ai këtë të drejtë e ka fituar në gjykatë.
Ardit Cikuli: Unë nuk po përpiqem që të mbroj thjeshtë rrugën time, unë po përpiqem të mbroj një sipërfaqe publike që i përket komunitetit. Edhe unë jam pjesë e një komuniteti, i cili ka paraqitur me peticion pranë Bashkisë Sarandë kërkesën për krijimin e një lulishteje, jo që ta zaptoj unë, por krijimin e një lulishteje që nuk ekziston në lagjen tonë. Dhe kemi paraqitur edhe disponibilitetin tonë që nëse bashkia nuk ka fonde, ta bëjmë me fondet tona. Përgjigjja e bashkisë ishte zero, zero.
Deputeti Roshi ka tentuar 5 herë të zaptojë këtë tokë e të ndërtojë aty.
Përmes kamerës së fshehtë, ?Stop? sjell debatin e deputetit me specialistët e IMT-së dhe anëtari i parlamentit shprehet, se nuk do t?ia dijë e toka në fjalë do të bëhet e tija.
Për gjithë këtë situatë flagrante, policia e Sarandës, edhe pse konstaton paligjshmërinë e një ndërtimi pa leje, nuk mban proces-verbal konstatimi.
Avokati-Ju po bëni punimet këtu.
Deputeti Artur Roshi- Një minutë more, një sekondë tashi! Unë të dëgjoj.
IMT- Je pa leje.
Deputeti Artur Roshi- Lëre pa leje ti, se?
IMT- Pa leje je zotëri.
Deputeti Artur Roshi- Po mirë mo ti, thuaj ti pa leje. Më lër tani të mbaroj këtë muhabet!
IMT- O zoti Roshi!?
Avokati- Fol, se të dëgjoj, fol!
Deputeti Artur Roshi- Tashi ti thua, se kjo është tokë-shteti?
Avokati- Po!
Deputeti Artur Roshi- Jam dakord! Është përgjegjëse Ministria e Financave. Ti je avokat i Ministrisë së Financave, apo je avokat i këtij zotërisë? Po je i këtij zotërisë, brenda pronës së tij, vazhdo avokatinë siç je!
Avokati- Pse kjo është prona jote?
Deputeti Artur Roshi- Jam unë zot i?. zot i kësaj.
IMT- O zotëri! Do më falësh të lutem? S?kemi ardhur këtu të dëgjojmë të dyja palët. Përfundimisht zotëria do të pezullohet.
Deputeti Artur Roshi- Jo jo, jo jo.
IMT- Në krye je në fakt, atje apo këtu. Ta marrim dhe për të mirëqenë edhe atë. Ta marrim dhe atë, ta marrim të mirëqenë.
Deputeti Artur Roshi- Je në ambiente të ndryshme.
IMT- Jo mo, jo.
Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo, ti.
IMT- Është tokë-shteti.
Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo ti, jo mo jo ti.
IMT- Është tokë shteti.
Deputeti Artur Roshi- Po edhe pastaj?
IMT- Është bashkia Sarandë.
Deputeti Artur Roshi- Jam unë pronari.
IMT- S?je as ti, as unë, as ai.
Deputeti Artur Roshi-J am unë ore, jam unë.
IMT- Asnjë nga ne.
Deputeti Artur Roshi- Ti s?je, por jam unë, po. Ti jo, as ai jo, unë po.
IMT- Ti je për atë, që ke në çertifikatë.
IMT-ja në bazë të ankesave që iu bënë nga zoti Cikuli e prishi këtë rrethim, por deputeti ka tentuar përsëri të përvetësojë këtë tokë. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, kemi baza materiale, inerte, kangjella rrethimi?
Avokati- Hapu andej, Ardit!
Ardit Cikuli- Filmojeni, filmojeni! Deputeti i Parlamentit Shqiptar?
Deputeti Artur Roshi- Ikni mor legena, ik more! Në komunizëm jemi?,thua dhe deputeti.
Deputeti Artur Roshi- Kam qenë i 99-ës. Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time? Jeni të njëri-tjetrit. Jeni të njëri-tjetrit këtu edhe lozni ping-pong.
Nga ana tjetër, bashkia e Sarandës përmes Këshillit Bashkiak po mundohet të favorizojnë deputetin, duke i dhënë një leje sikur do ndërtojë rrugën dhe me pas ta përvetësojë tokën-shtet.
Ardit Cikuli për ?Stop?: Kam kërkuar që të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak. Ndjej që po e sabotojnë, në mënyrë jozyrtare mësoj se po përpiqen thjeshtë ta sabotojnë sepse duan të suportojnë deputetin. Unë nuk e kuptoj, ky është paralogjizmi i Shqipërisë tonë. Nuk mendoj se kjo Shqipëri u përket vetëm atyre. Dhe unë do të luftoj me mish dhe me shpirt që ajo tokë t?i kthehet komunitetit dhe jo deputetit.
Dëgjoni se çfarë versioni nxjerr Bashkia e Sarandës në lidhje me problematikën e Ballit Kombëtar.
Ardit Cikuli ? Unë do i them. Respekto punimin e saktë! Mbro shoqërinë! Mos tentoni, që t?i dilni tok? deputetit, sepse unë po të dua, mbledh të gjithë grupet e qytetit. Në rregull? Kjo është diferenca midis meje dhe të gjithë juve. Kjo është diferenca dhe është diferencë madhore në fakt.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Më dëgjo një sekondë!
Ardit Cikuli ? Është diferencë madhore.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Ne për punë rrimë, asnjëherë për çështje private. Ti ke çështje private me atë, ik e zgjidhi me gjykata me prokuroria! Nuk më intereson dhe vëllai im të ishte. Për sa i përket pjesës, që ti ke bërë një kërkesë, ajo do të trajtohet fill e për pe në mbledhje dhe unë jam një nga këshilltarët. Unë vërtetë jam kryetari I këshillit, por unë drejtoj vetëm mbledhje dhe nuk kam të drejtë vendimmarrjeje.
Ardit Cikuli- M?u dorëhiq, mos ta plotësosh peticionin! Nuk është intrigë, kjo është realitet dhe në qoftë se ti e pohon këtë gjë, unë proçedoj vlerën e këshillit. Në qoftë se ti nuk e bën rend dite atë, do të thotë, që ti je i kompromentuar. Ik! /tvklan.al
Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e n...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shi...
Vora ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntori...
Ben Blushi, ish-ministër, ish-deputet dhe ish-kryetar i një ...
Bashkia e Tiranës ka dhënë një tender për blerje bitumi, ku ...
“Bie zjarr në Ministrinë e Financave!” Kështu deklaron ish-k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e qytetari...
Gjatë fushatës së vitin 2017, një video dhe foto të cilën po...
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, i konsideruar si një nga segmentet ...
Bashkia e Lezhës ka shpallur së fundmi (27.04.2020) fituesin...
Ish-kryeministri Sali berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë pak më parë një denonc...
Ndonëse vendi ndodhet në karantinë, ku pothuajse cdo aktivit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar fshehjen e infeks...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak momente më pa...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar mbrëmjen e sotme ...
Lulzim Bashës, nuk i ndahen skandalet sapo ai firmos një kon...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...