LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

15 Maj 2020, 13:52, Denoncim CNA

Ben Blushi, ish-ministër, ish-deputet dhe ish-kryetar i një partie politike, këto kohë të karantinës, ashtu sikurse ne kemi raportuar, po i kalon në Dardhë të Korçës.

Por, ndërkohë mësohet se Ben Blushi ka pasur një përplasje të fortë me banorët e zonës, të cilët e akuzojnë se po iu dëmton shtëpitë.

Në një prononcim për CNA.al, një banor i kësaj zone, i quajtur Olsi Plasa, tha se Ben Blushi ka blerë një shtëpi në këtë zonë dhe ndërkohë ka legalizuar edhe rreth 2 mijë metër katëror tokë. Ai po ndërton pasi ka vjedhur një truall me letra dhe po na shkatërron shtepite.

Por, përplasja me banorët ka ardhur për shkak të disa punimeve që Ben Blushi po kryen në atë zonë.

Qytetari tha CNA.al se në pronën në fjalë nuk lejohet të ndërtohet, por sipas tij Ben Blushi nuk pyet për ligj.

Po ashtu, qytetari tha se Blushi, me këto punime, po iu dëmton edhe shtëpitë e tyre.

?Ai ka blerë vetëm shtëpinë dhe kjo e legalizimit, i ka dhënë, 2 mijë metra sipërfaqe. Ka marrë rrugën, edhe këtë bahcen përpara.

Ai mund ta marrë por jo të ndërtojë.  Kjo tjetra përpara është në emër të dikuj tjetër, dhe tani ata thonë e dimë ne se ç?bëjmë.

Shkojmë në polici, nuk na pranojnë as denoncim, asgjë hiç.  Po bën një muaj ky muhabet?-tha qytetari.

Ndërsa më tej, ai shtoi se policia nuk ndërhyn sepse ai thotë se ka vendimin në dorë dhe ai quhet pronar, por sipas banorit ai nuk ka leje të ndërtojë.

?Policia nuk bën gjë se thotë ka vendimin në dore dhe ai quhet pronar. Ne dimë që s?ka, po ai ju ka thënë se e ka marrë online. Por ky vendim nuk lejon që të ndërtosh se është ligji për ndërtimet e para ?91 dhe trualli merret për shrytëzimin e banesës.

Dhe poseduesi i atij trualli është nipi trashëgimtar. E ka me testament që çdo gjë i përket atij. Plus ajo është e ndarë me avlli. Por ai e ka hequr avllinë  dhe e ka bërë një të gjithën. Mua po me prish themelet e banesës. Po më kërcënon se do të marr dhe shtëpinë.”-tha banori./ CNA.al

Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

Foto ekskluzive-Ben Blushi ndryshon pamjen/ Kopjon Ramën dhe Sokol Ballën

Lajmet e fundit nga