web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i fundit nga Anglia/ Ndeshjet e Premier Ligës mund të shkurtohen dhe mos zgjasin 90 minuta

6 Maj 2020, 11:40, Sport CNA

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli, Gordon Tejlor, ka përmendur mundësinë që dy pjesët e ndeshjeve të zvogëlohen nën 45 minuta ndërsa diskutimet për rinisjen e sezonit të Premier Ligës vazhdojnë.

Të premten, 20 klubet e Premier Ligës konfirmuan angazhimin e tyre për të luajtur 92 takimet e mbetura të sezonit 2019-20, por modalitetet janë ende duke u diskutuar. Për presidentin e PFA-së, parësore është siguria e aktorëve në fushë, e cila do të mbizotërojë në planet e Premier Ligës për të rinisur në mes të muajit qershor. ?Ata nuk janë idiotë, do të vendosin sigurinë në radhë të parë?, thotë Gordon për ?BBC Radio 4?.

?Po hartohet një protokoll që do të prezantohet, i cili po punohet me të gjithë ekspertët mjekësorë së bashku me ekspertët e fushës së qeverisë. Ne nuk e dimë të ardhmen. Ajo që dimë, janë propozimet që janë bërë, idetë që janë hedhur, mundësia për të pasur më shumë zëvendësime dhe ndeshjet ndoshta të mos luhen 45 minuta për secilën pjesë. Është diskutuar edhe për stadiumet neutrale?, nënvizoi shefi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. Megjithatë, sipas ?Mirror?, që ka kontaktuar burime të Premier Ligës, shefat e kësaj të fundit janë habitur nga deklarata e Tejlorit dhe kanë thënë se nuk ka asnjë shans që minutazhi i ndeshjeve të reduktohet.

JUNAJTID ? Kaq ka mjaftuar dhe në mediat angleze kanë hapur arkivat për të parë se si do të kishte qenë klasifikimi nëse ndeshjet do të zgjasnin 80 minuta në Angli. Dhe Mançester Junajid është klubi që do kishte përfituar më shumë, duke u renditur vetëm një pikë larg vendit të katërt, ndërsa Njukasëlli do të renditej në zonën e rënies. ?Djajtë e kuq? do të kishin 4 pikë më shumë, ndërsa ?Qymyrxhinjtë? -7.

Asnjë ndryshim për Mançester Sitin e vendit të dytë që rezultatet është munduar t?i sigurojë përpara minutave të fundit të ndeshjeve. -10 pikë për Liverpulin, që këtë sezon maksimumin e pikëve e ka arritur shpesh në çastet e fundit të takimeve. Klubet londineze të Çelsit dhe Arsenalit do të kishin respektivisht 2 dhe 3 pikë më shumë në klasifikim.





Lajmet e fundit nga