web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Gentian Selmani drejt një klubi të madh europian

6 Maj 2020, 08:16, Sport CNA

Gentian Selmani duket se do të luajë në sozonin e ardhshëm në Superligën turke, me apo pa ngjitjen në elitë të Menemenspor. Portieri i përfaqësueses U21 ka shkëlqyer në radhët e klubit turk në këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të elitës në vend të cilat e kanë monitoruar vazhdimisht duke vlerësuar pozitivisht lojtarin shqiptar.

Sipas informacioneve nga Turqia, tashmë klubi i Koniaspor ka vendosur përfundimisht që të hidhet në sulm në verë për të siguruar shërbimet e tij, pasi e sheh si një përforcim shumë cilësor për të ardhmen. Selmani përfaqëson atë që kërkon ky klub, një alternativë në moshë të re që të jetë pjesë e një projekti afatgjatë, ndaj do të kërkohet që të mundet sa më parë konkurrenca e skuadrave të tjera të Superligës, pasi janë të ndryshme ato që e ndjekin.

Të njëjtat burime sqarojnë se të Menemenspor janë gati që të shesin portierin shqiptar, pasi kontrata e tij pëurfndon në vitin 2021 dhe duan të përfitojnë ekonomikisht e të mos e humbasin më pas me parametër zero. Për ta do të ishte një lëvizje shumë e mirë pasi portieri është transferuar atje me një kosto shumë të ulët të paguar në arkat e klubit të Laçit, vetëm shifrën që detyrohej si kuotë trajnimi për futbollistin në vitet që veshi fanellën e kurbinasve. /vipsport.al/





Lajmet e fundit nga