web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problemi i madh i futbollit, ekipet do zbresin në fushë pa luajtur asnjë miqësore

6 Maj 2020, 08:15, Sport CNA

Pak nga pak, kampionatet në të gjithë botën po bëhen gati të rifillojnë aty ku e lanë për të mbyllur një sezon të çuditshëm. Gjithçka do të jetë mes kushteve të rrepta të sigurisë e me një kalendar shumë të ngjeshur pas dy apo më shumë muajve pushime të detyruara për shkak të pandemisë.

Por ndërkohë, ka një pengesë që është kthyer që tani në problem për shumë trajnerë dhe planet e tyre. Thuajse në çdo vend, protokollet e rrepta higjeno-sanitare parashikojnë që skuadrat të ndryshojnë edhe mënyrën se si stërviten me kontakte minimale në terrenin stërvitor, ndërsa në ndeshje ka masa shumë të rrepta.

Protokolli i rreptë i zhvillimit të ndeshjeve, bën të qartë se asnjë nga skuadrat nuk do të mund të zhvillojë miqësore, pasi çdo ndeshje vlerësohet e rrezikshmërisë së lartë për përhapjen e virusit pasi ka më shumë konakt se çdo stërvitje. Ndaj nuk parashikohet në asnjë pikë të protokolleve që të ketë sfida të tilla përtej atyre brenda grupit. Kështu, skuadrat do të shkojnë drejt ndeshjeve të kampionatit vetëm me përballje brenda skuadrës, pa u ndeshur me kundërshtarë të tjerë për të provuar forcën e tyre e për të parë se në cilën pikë janë futbollistët sa i përket gatishmërisë për të luajtur.

Kjo e bën edhe më të paparashikueshëm çdo kampionat që po rifillon nëpër botë në javet e mbetura dhe ekspertët parashikojnë se do të ketë jo pak surpriza në momentin kur ekipet të kthehen përsëri në fushë për të mbylrru këtë edicion që padyshim do të hyjë në histori. /vipsport.al/





Lajmet e fundit nga