web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U fol se kishte koronavirus, reagon ish-lojtari i Partizanit: Jam si kokra e mollës

5 Maj 2020, 14:19, Sport CNA

Teksa e gjithë bota është në kushtet e pandemisë prej Koronavirusit, asnjë nuk është ende imun dhe i paprekshëm nga COVID 19. Së fundmi, në mediat sportive, qoftë edhe ato të huaja, qarkulloi informacioni se Skerdilajd Curri, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është një prej personave të prekur.

?Panorama Sport? kontaktoi me vetë ish-mesfushorin kavajas të Partizanit, i cili e mohoi diçka të tillë. ?Është gënjeshtër, Unë jam si molla falë Zotit. Jam prej 20 vitesh pa asnjë temperaturë e grip?, tregon Curri fillimisht.

Më tej, ish-futbollisti i kuqezinjve dhe i ?demave të kuq?, ka treguar edhe se po e ruan formën e tij fizike duke u marrë gjithmonë me aktivitet sportiv. ?Realisht nuk kam bërë analiza. Mirëpo, jam në formë të mirë. jam fit. Vrapoj 8 kilometra në ditë. Nuk ja vlen të merresh fare me këto shpifje. Ju falënderoj për interesimin?, u shpreh ish-mesfushori për ?Panorama Sport?.





Lajmet e fundit nga