LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

26 Prill 2020, 10:54, Vetingu CNA
SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

Një institucion i shpresës në Shqipëri, prej 5 muajsh në detyrë, duket se nuk është aspak në lartësinë e pritshmërive të opinionit publik në vendin tonë. 5 vite gati të harxhuara me një Reformë në Drejtësi të shumëdebatuar, gati në konflikt politik ka çuar të gjithë ndryshimet e ligjeve që fillon nga Kushtetuta e përfundon më poshtë për këtë reformë, për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Disa qindra gjyqtarë e prokurorë po largohen nga detyra, të tjerë kush me qoka, kush me pasuri të dyshimta, kush me lidhje me krimin dhe me problematika kanë mundur ta kalojë dhe të shkojë edhe në institucione të rëndësishme. Me pasuri apo pa justifikim e saj, me fshehje lidhjesh dhe me çështje të dyshimta kanë mundur të shkojnë dhe deri në SPAK, në institucionin i cili shpresoheshe se do të luftonte korrupsionin por tani ka ngelur duke luftuar 5 mijë lekëshat e policëve, apo duke u marrë me dyqanin e burgut.

Kjo është sjellja që ka ky institucion, pra SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Asnjë dosje ndaj asnjë ministri, asnjë dosje korrupsioni ndaj asnjë koncesioni, asnjë dosje korrupsioni ndaj asnjë denoncimi në media, thjeshtë dhe vetëm heshtje.

SPAK ka filluar detyrën duke gëlltitur lugën e çorbës së prishur të korrupsionit dhe duke heshtur për gjithçka. SPAK nuk flet, nuk heton dhe nuk zbardh korrupsionin në Shqipëri, por bën sikur nuk ka sy, sikur nuk ka veshë dhe sikur nuk ka gojë, megjithëse duhet të ishte syri, veshi dhe goja e shqiptarëve përpara drejtësisë, për të çuar nën akuzë personat e shumëpërfolur dhe denoncuar publikisht qoftë edhe nga palët politike.

Por SPAK nuk e bën. Një hetues i ish-diktaturës që drejton këtë institucion nuk mund ta bëjë, disa prokurorë të përfshirë në skandale, bëma dhe gjëma të cilët janë atje në SPAK, nuk mund ta bëjnë. Por kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e një procesi që nuk mund ta pranojnë dhe ta falin shqiptarët.

Nuk mund ta pranojnë që Reforma në Drejtësi ka dështuar as ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësuesit e BE në Tiranë. Nuk mund të pranojnë selitë diplomatike që 10 pokurorë që kanë gëlltitur çorbën e korruspionit të qeverisë, mediave të kapura nga krimi apo vetë droga siç do të thotë lideri i opozitës, nuk bëjnë asgjë, thjeshtë dhe vetëm kërkojnë të kalojnë kohën e tyre në punë, të mbushin xhepat me miliona nga taksat e shqiptarëve apo të merren me gjoba policësh apome hetime qesharake.

Ndërkohë që skandalet, bëmat dhe gjëmat i kanë para syve, ata heshtin, nuk hapin hetime, nuk shikojnë fakte, nuk shikojnë prova por vetëm heshtin. Mendojnë se edhe me këtë drejtësinë e re, edhe me reformën do të mundet që ta kalojnë ashtu siç ka kaluar drejtësia këto 30 vite. Fol fol se s’ka problem, askush nuk dëgjon dhe nuk heton, por duket që llogaritë i kanë gabim.

Ndoshta situata e Covidit iu dha pak dorë për qetësinë e tyre shpirtërore, por mesa duket shumica e tyre kanë ngatërruar vendin ku kanë shkuar dhe ose duhet të fillojnë të hetojnë, të zbardhin të vërtetat për shqiptarët dhe të vendosin drejtësinë në vend, ose duhet të ikin me turp nga ato institucione një orë e më parë për të shkuar ata që e meritojnë vërtetë dhe që nuk hanë çorbën e korrupsionit, të politikës dhe medias. Ndryshe drejtësi në Shqipëri nuk ka për të pasur kurrë, por thjeshtë dhe vetëm u ndryshuan disa ligje dhe u shtuan disa rroga për një tufë prokurorë e gjyqtarë që ndoshta janë njësoj dhe ndoshta më të korruptuar se ata që u larguan nga sistemi./ CNA.al

SPAK, si gomone skafistësh

Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në shërbim të korrupsionit?

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

?.në dyert e SPAK

 

Lajmet e fundit nga