Connect with Us

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Vetingu

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Publikuar

-

Skandal dhe nepotizëm në FBI-në shqiptare

Kanë 5 muaj në detyrë, ishin simboli i pritshërive të reformës në drejtësi, miliona dollarë të shpenzuara nga partnerët tanë si SHBA dhe BE, drejtësi e sakatuar për të ngritur institucionin që do luftonte korrupsionin dhe sot pas kaq muajsh shikon së SPAK është kthyer në strukturënm më sharlatane që ka parë drejtësia në 30 vite.

U ngrit të zbulonte e zbardhte korrupsionin politik në Shqipëri dhe merret me 2 mijë leksha policësh, dosjet e skandaleve të mëdha I luan ping-pong që ti heqë nga duart e saj, asnjë po asnjë hetim serioz për emra konkretë zyrtarësh, politikanësh, ish-drejtuesish të denoncuar publikisht në media apo nga opozita.

Një strukturë që do pagugët me miliona dollarë për vitet në detyrë dhe nuk bën asgjë. Askush nuk lëviz as gishtin e vogël. Jo se nuk dinë, jo se nuk ka informacione dhe raste konkrete, por nuk duan, sepse këta personazhe të zgjedhur, përjashto ndonjë prej tyre, në shumicë janë vegla të korruptuara të politikës dhe të kaluara në vetting më porosi politike, apo me nxitim pazaresh për të ngritur një strukturë thjesht për emër. Se për ekzistencë dhe rezultatre konkrete këto 5 muaj rezultati është një zero me bisht, ata prokurorë thjesht kanë shtuar me disa milionë lekë rrogat dhe benefitet e tyre.

Por le t’i shohim një e nga një dhe të sjellim në vëmendje kush janë këta personazhe që erdhën më shpresë për drejteësi e luftë ndaj korrupsionit, dhe po flejnë në emër të korrupsionit.

E kur shikon cfarë po bën kjo trupë, nuk mund tju thuash gjë tjetër veccse të dështuar, që nuk punojnë ose sepse janë të paaftë, ose të korruptuar. Denoncime e skandale pa fund hetime mbi to asgjë, nuk janë as 1 e 1000-ta e ish prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më 19 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin Arben Kraja, si kreun e SPAK.

Kush është Arben Kraja dhe si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite?

Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka konfirmuar se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë hetuesi i komunizmit.
Autoriteti pohon që Arben Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe se ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.
Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, megjithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.
Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner. (Lexo këtu pasurinë)

Klodian Braho

Kandidati i parë që ka thyer akullin për tu bërë pjesë e SPAK ka qenë prokurori i Krimeve të Rënda, Klodjan Braho.

Ai ka hetuar ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa më herët ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.
CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga prokurori Braho, sipas të dhënave të publikuara nga Open Spending Albania.
Prokurori Braho në nisje të karrierës së tij në Berat, rezulton i varfër dhe më vonë, në vitin 2010 ka nisur ta marrë veten ekonomikisht.
Thënë ndryshe ka shtuar të ardhurat dhe është bërë me apartament në Tiranë. Pasi mund të thuhet se është rehatuar si prokuror por edhe si profesor në universitet private, në vitin 2015 ka qëlluar në shenjë, tek një punonjëse e administratës.
Bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, cila punon në Hipotekën e Tiranës, dhe që rezulton me një pasuri modeste. (Lexo këtu, pasurinë)

Altin Dumani

Altin Dumani ka mbajtur postin e drejtuesit të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Dumani është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve. Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Ka qenë vetë Dumani që e ka konstatuar që ishte në përgjim, pasi ka gjetur pajisjen elektronike. Dumani deklarohet si prokuror, por nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila sapo ka nisur biznesin. (Lexo këtu pasurinë)

Edvin Kondili

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi deklaratat e pasurisë së prokurorit Kondili, pa lënë mënjanë edhe anën profesionale.

Kondili ka pasur në dorë dosje të rëndësishme dhe ishte një nga prokurorët rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Ai ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjithashtu, Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Kondili ka një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania. (Lexo këtu, pasurinë)

Ened Nakuci

Prokurori Ened Nakuçi, edhe pse e kaloi Vettingun, ndaj tij janë kërkuar hetime disiplinore.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2018, tek Krimet e Rënda shpërtheu sherri mes prokurorëve dhe shefes së tyre Donika Prela, pasi prokurori i dytë i çështjes “Shullazi” Ened Nakuçi, u tha se kishte marrë një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore.

Në media u raportua se administrata e Krimeve të Rënda ishte munduar të lidhet në telefon me prokurorin Nakuçi , por ai rezultonte me telefona të fikur.

Ky veprim i tij u kushtoi internimin tre prokurorëve , të cilët bashkë me shtatë kolegë të tjerë u vunë edhe nën hetim disiplinor.

Behar Dibra

Behar Dibra është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje. Gjithashtu, Dibra ka qenë pjesë e disa dosjeve të vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ndër të tjera Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

LEXO EDHE:  Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Behar Dibra ka bërë deklarim të pasurisë, e cila duket “e varfër”. Sipas deklaratës së dhënë në mars 2018, kutitë janë thuajse bosh. Gjendet informacion për të ardhurat vjetore dhe shpërblimet nga puna si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në shumën 17 milionë lekë të vjetra. Dhe në kuadratet e detyrimeve financiare, ka të shënuar një kredi për strehim të marrë në BKT në shumën 50 milionë lekë të vjetra për të shlyer shtëpinë.

Ka shlyer rreth 4 milionë lekë, por ka ende për të bërë. Për herë të parë regjistrimi i shtëpisë është bërë në vitin 2013, kur është deklaruar në pasuri. Një apartament 1+1 në katin e shtatë të një godine 9 katëshe në Tiranë, me 62.7 metra katrorë që sikurse deklaron e ka blerë me kredinë prej 5 milionë lekësh. Kontratën e sipërmarrjes me firmën e ka deklaruar që në 2012, madje edhe shumën e parave që do të blejë shtëpinë.

Më pas, gjithçka në deklaratën e tij të pasurisë janë kuadrate bosh, as depozita bankare, as makinë, as sende me vlerë, as bashkëshorte apo fëmijë, madje asnjë familjar i afërt. Vetëm prokurori, paga e tij si prokuror, dhe shtëpia 1+1 në një pallat 9-katësh në kryeqytet.

Enkelejda Millonai

Prokurorja Enkeleda Millonai që ndryshe njihet dhe si prokurorja që i bën “fresk” korrupsionit.
Emri i prokurores Millonai e cila kaloi në mënyrë të dyshimtë Vettingun, nuk është se është lakuar për hetimin e ndonjë çështjeje të bujshme, megjithëse në Elbasan ku edhe ajo punon, nuk kanë munguar “dosjet e nxehta”.

Publikisht emri i Millonait është lakuar nga emisioni “Stop”, pasi ka mbyllur hetimet për një gjyqtare.
Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, ka denoncuar më herët në emisionin “Stop”, gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Sipas saj, gjyqtarja ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqjen e tokës së saj në Gjinar.Për të njëjtën cështje, Pajtime Fetahu ka dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqje toke të ndryshme.
Çështja ka kaluar në Prokurori, por prokurorja Millonai e ka mbyllur çështjen e gjyqtares Fetahu, pa i hyrë gjemb në kokë.

Elida Kaçkini

Prokurorja Kaçkini, ka hetuar më herët katër aktivistët e shoqërisë civile, të cilët më 22 shkurt 2016 protestuan për paligjshmërinë dhe dhunimin e dhjetra ligjeve nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e një këndi lojërash në park.

Pas disa muajsh hetimesh, prokurorja i ka kërkuar gjykatës dënimin e aktivistëve.
Në aspektin profesional, vetëm kjo çështje mund të konsiderohet e ndjeshme që ka kaluar në duart e prokurores Kaçkini.
CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurores Elida Kaçkini (Celami), e cila duket se ka qenë e “përkëdhelur” nga Ambasada Amerikane, e cila e ka radhitur në listën e trajnimeve të DASH-it.
Prokurorja rezulton se ka marrë dieta nga Ambasada Amerikane dhe DASH, në seminarin një mujor, 17.02.2014-16.03.2014.
Edhe bashkëshorti i prokurores, Elida Kaçkini (Celami),është pjesë e sistemit të drejtësisë. Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë.
Çifti në fjalë, të ardhurat kryesore i ka nga paga dhe rezultojnë të pastrehë. Të paktën sipas të dhënave që kanë deklaruar pranë ILDKPI-së.
Sëbashku me bashkëshortet kanë zaptuar institucionet, universitetet private, duke shtuar llogaritë, kursimet, a thua se këta janë të vetmit më të zotë në Shqipëri dhe nuk paska të tjerë që bëjnë punën e tyre.(Lexo këtu, pasurinë).

Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu, e cila ka qenë prokurore pranë Krimeve të Rënda, në vitin 2007 kur gjykohej Emiljano Shullazi pranoi hetimin e cështjes megjithse shumë kolegë të saj refuzuan dhe kërkoi 18 vite burgim ne atë rast.

Kujtojmë se Musabelliu, është prokurorja që ka pasur në duar procedimin penal me nr. 188 të vitit 2016 ndaj të hetuarit Guido Guidi, i dyshuar për trafik narkotikësh, mbetur në tentativë.
Bëhet fjalë për një avion të vogël tip “Piper”, i cili pa leje fluturimi nga aviacioni civil, u ul në Ishëm të Durrësit. Për avionin në fjalë u dyshua se shërbente për trafikun e drogës.
Gjithashtu Musabelliu, urdhëroi lëshimin e vendimit të sekuestros preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës, një biznesmen ky që kërkohej nga Spanja për përfshirje në trafik droge.
Më herët Musabelliu ka qenë drejtuese e njësisë së Anti-Korrupsionit tek Krimet e Rënda. Mirëpo në muajin Mars 2017. ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, e shkarkoi duke e lënë vetëm prokurore të thjeshtë në njësinë kundër trafiqeve.
Sa i përket pasurisë, Musabelliu të ardhurat i ka vetëm nga paga e saj dhe e bashkëjetuesit. (Lexo këtu, pasurinë)

Dritan Prenci

Krahasuar me kolegët, tek prokurorët e varfër radhitet dhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi.

Prençi në vitin 2008, sipas të dhënave të Open Spending Albania ka deklaruar se është bërë pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro, blerë me kredi bankare, për të cilin ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al për vitin 2016, Prençi ka deklaruar kredinë bankare në shumën 2 595 000, me afat 96 muaj, me normë interesi 3 përqind.

Data e fillimit me 09.09.2011 dhe data e mbarimit 09.09.2019, me këst mujor 30 500 lekë. Paguar shuma 366.035.01 lekë, ndërsa pa paguar shuma 964.566.75 lekë. (Lexo këtu, pasurinë)

Vladimir Mara

Emri i Vladimir Marës është lakuar më herët për dekonspirim operacioni.
Në aksionin e tetorit 2017, pas zbulimit të një sasie lënde narkotike, në media u lakua se prokurori Vladimir Mara, i ndodhur në vendngjarje bashkë me Policinë e Shtetit, ka dekonspiruar aksionin.

Ai e ka mohuar një të tillë, duke mohuar se ka qenë në vendgjarje, pasi ka pasur fëmijën sëmurë.
Prokurori Vladimir Mara gjithashtu është pjesë e grupit të prokurorëve që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për të thënë të vërtetën bashkë me koleget kanë dështuar në këtë rast.
Pas ndërrimit të drejtuesve të Prokurorisë për Krime të Rënda, Mara është parë në krahun e të komanduarës Donika Prela. Duket se bashkë me disa të tjerë tek Krimet e Rënda, ai është pjesë e klanit Donika Prela-Arta Marku.
Ndërsa sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania, prokurori Mara rezulton se të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. (Lexo këtu pasurinë)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Zaev: Pergjimet ne duart e prokurorit special, pavaresisht marreveshjes politike

LEXO EDHE:  Skandali i ‘Ndragheta’/ SPAK hetim për tenderët që nga 2013-ta

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  “Pa drejtësi, nuk ka qetësi”/ Paralajmërohet një tjetër protestë për vrasjen e Klodian Rashës

LEXO EDHE:  Nga skandalet e Gjykatës që prodhojnë vrasje, tek pasuria/ Rasti i prokurorit që hetoi vrasësin e Artan Cukut

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit/Mandati  dhe kompetencat për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

LEXO EDHE:  Nga skandalet e Gjykatës që prodhojnë vrasje, tek pasuria/ Rasti i prokurorit që hetoi vrasësin e Artan Cukut

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: