LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në shërbim të korrupsionit?

17 Prill 2020, 10:42, Vetingu CNA
Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK dhe për të cilën shqiptarët kishin pritshmëri të mëdha, pesë muaj nga krijimi i saj po tregon krejt të kundërten.

SPAK, ishte simboli i Reformës në Drejtësi. Në këtë isntitucion pritej të kishte prokurorë që do të bënin ?gjëmen? dhe të korruptuarit nuk do të mund të gjenin vrimë ku të futeshin. Por, në fakt pot ë shikosh punën e bërë nga SPAK në këto pesë muaj shihet qartë se e vetmja gjë që kanë bërë është dështimi.

Për ngritjen e SPAK janë miliona dollarë të shpenzuara nga partnerët tanë si SHBA dhe BE, por ky institucion është kthyer në strukturën më të dështuar që ka parë drejtësia në 30 vite.

Prokurorë me paga të majme nga taksat e shqiptarëve, por shumë shumë larg pritshmërive të shqiptarëve.

Në ndër dosjet më skandaloze që tregon dështimin e SPAK është ajo në lidhje me )ështjen e tre gjyqtarëve, të cilët i pranuan Dritan Dajtit gjykimin e shkurtuar duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

Një ndër emrat e shumëpërfolur që është pjesë e hetimit të kësaj dosje, është edhe prokurori Klodian Braho, i njohur edhe si prokurori i dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Vetëm disa javë më parë, prokurorët e SPAK dërguan në Gjykatën e Posaçme dosjen në fjalë dhe kërkuan pushimin e hetimeve. Por, Gjykata e ktheu sërish dosjen në SPAK, duke lënë një afat 3-mujor, për hetimin e çështjes.

Në vendimin e Gjykatës thuhej se hetimet ishin të paplota dhe  prokurorët e SPAK urdhëroheshin që të kryenin ekspertimin e telefonit të njerit prej gjyqtarëve, të cilin nuk kishte arritur ta ç?kodonte.

Por, çfarë ka ndodhur më tej?

Të njëjtët prokurorë të cilët më parë kërkuan pushimin e çështjes, tashmë duket se kanë ndryshuar mendje dhe kërkojnë zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho i ka dërguar gjykatës së Posaçme një kërkesë, ku këmbëngul që koha që iu la në dispozicion nga gjykata nuk është e mjaftueshme per të kryer veprimet.

Pra, i njëjti prokuror që disa javë më parë kërkonte pushimin e hetimeve, tashmë kërkon edhe tre muaj të tjerë për të hetuar dosjen në fjalë, pra duke treguar hapur një shkelje të ligjit.

Por, kush e hetoi dosjen? A nuk ishte vetë Klodian Braho që e hetoi, që kërkoi pushimin e çështjes dhe tani është po vetë ky prokuror që kërkon edhe tre muaj hetime?

Ligji i detyron prokurorët e SPAK që para së të firmosin pushimin e hetimeve për një çështje të caktuar, duhet që të kishin kryer çdo veprim hetimor.

Ndërsa vetë prokurori Braho, pranon që hetimet janë të paplota, kur në fakt është vetë ky që i ka bërë hetimet?

Ky është një tjetër turp dhe skandal publik, që vjen nga njerëz të paguar me paga të majme nga taksat e shqiptarëve. Nga njerëz që do të duhej të luftonin kurrpusionin, por që në fakt po tregojnë se janë vënë në shërbim të korrupsionit./ CNA.al

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

?.në dyert e SPAK

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

Lajmet e fundit nga