Connect with Us

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

Vetingu

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

Publikuar

-

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar filloi të merrte formë prej 19 dhjetorit të vitit që lamë pas, kur tetë anëtarët e parë të SPAK, u betuan para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

SPAK drejtohet nga Arben Kraja dhe përbëhet nga anëtarët: Altin Dumani, Edvin Kondili, Ened Nakuci, Behar Dibra, Enkelejda Millonai, Elida Kackini, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Dritan Prenci caktuar me afat 1 vjecar nga KLP dhe Vladimir Mara caktuar me afat 1 vjecar nga KLP.

Kjo strukturë së bashku me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur edhe si Gjykata Speciale, pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të hetojë dhe gjykojë të gjitha veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, që nga viti 1990 dhe në vijim.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj prej atij momenti. E përgjatë kësaj kohe prokuroria e posaçme s’ka dhënë ende asnjë sinjal se do të godasë “peshqit” e mëdhenj të krimit e korrupsionit. Pritej shumë por deri tani këta të “kulluar”, janë marrë vetëm me rryshfete policësh, dyqane burgjesh dhe kanë braktisur bombat e korrupsionit. Janë kthyer thjesht dhe vetëm në avoketër të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri duke hequr nga përgjegjësia e tyre skandalet, hetimet e vërteta dhe duke heshtur për bëmat dhe gjëmat e korrupsionit që raportohen cdo ditë në media dhe politikë.

Shumë dosje të bujshme, për të cilat shpresohej se SPAK do i jepte drejtim, kanë ngelur pezull pa asnjë lloj rezultati, pa folur për dosje të reja të cilat as që bëhet fjalë.
Prokurorët thonë nën zë se janë të ngarkuar me dosje që u kanë ardhur nga rrethet, se ka denoncime në masë, por që brenda tyre s’ka të dhëna konkrete që të japin rezultat, se ende s’kanë zyra dhe BKH s’ka nisur nga puna. Por, i pakuptueshëm mbetet fakti sesi SPAK mbyll sytë nga korrupsioni që ndodh ditën për diell dhe hesht për skandalet, ku dalin të dhëna për zyrtarë të lartë.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Nëse trafikohet vota, opozita djeg mandatet

Anëtarët e SPAK, CNA.al i ka kaluar “në filter”, duke iu referuar anës tyre profesionale dhe asaj të pasurisë dhe do sjellë një publikim të plotë nesër mbi karrirën, skandalet bëmat dhe gjëmat e tyre, por edhe standartet e dyfishta në këto muaj punë.

Ajo që bie në sy është se pjesë e SPAK janë prokurorë të dështuar apo edhe milionerë që nuk dihet se në çfarë rrethanash e kanë bërë pasurinë.
Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues nuk mund t’i sjellin asgjë te re drejtësisë.

SPAK-u me këtë përbërje rezulton institucioni i më dobët i prodhuar nga reforma në drejtësi.
Në mesin e anëtarëve të SPAK, ka prokurorë që i kanë bërë “fresk” korrupsionit, prokurorë që kanë shantazhuar biznese, apo prokurorë që janë bërë palë me politikën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U përplas me vëzhguesin ndërkombëtar/ Kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK

Publikuar

-

Nga

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Kërkesa për tëheqjen nga SPAK do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë një mbledhje online, në kuadër të respektimit të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së covid-19. Zonja Jella ishte kandidate për në SPAK dhe në 17 korrik të 2019 prezantoi vizionin e saj si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, gjatë një seance dëgjimore. Por, Jella befas ka hequr dorë nga kjo ambicie, pasi kakaluar filtrin e parë të Vetingut. –raporton Shqiptarja.com.

Anita Jella u emërua përkohësisht në krye të Prokurorisë së Durrësit në maj të 2018 nga Arta Marku, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë ky post mbahej nga Donika Prela, e cila u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sot e shkrirë për shkak të krijimit të SPAK. Në dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë kryeprokuroren e Durrësit. Por, vendimi u shty me dy nuaj dhe u firmos përmes polemikash për shkak të qëndrimit kritik të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj kryeprokurores. Shkak ishte çështja e kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Ky i fundit është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa iu bë atentan disa muaj më parë, teksa udhëtonte me makinë me të “fortin e Sukthit”, Landi Muharremi, i njohur edhe si ‘Rrumi’.

Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, akuzoi kryeprokuroren Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin drejtorit Pulaj dhe se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër. Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shlurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vakancat në Gjykatën Kushtetese/ KED mblidhet online

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Këshilli i Eërimeve në Drejtësi vijon punën për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu mësohet se KED do të zhvillojë mbledhje online, për të plotësuar këto vakanca.

Ndërkohë, mësohet se për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Kushtetuese për postin e lënë bosh nga Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj, në garë janë nga 6 kandidatë, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që të hënë të vendos datën e mbledhjes online e më pas t’i përcjell listën finale presidenti të Republikës.

Kujtojmë këtu se këto vakanca janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca përkatësisht më gusht 2019 dhe shtator 2019.

LEXO EDHE:  Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

LEXO EDHE:  Shënim/ Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi

Aktualisht gjykata kushtetuese është me katër anëtarë dhe plotësimi me dy anëtarë të rinj do ta kthejë atë në funksionale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA tjetër mesazh të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përcjellë sërish sot një mesazh të rëndësishëm në lidhje me Reformën në Drejtësi, teksa ndalet te viktimat e krimit.

Në një mesazh në faqen zyrtare, ambasada amerikane thekson se vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë, për mbrojtjen e viktimave të krimit.

“Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

LEXO EDHE:  Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

LEXO EDHE:  150 gjyqtarë në shënjestër të Reformës për Drejtësi

Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve”, thekson ambasada amerikane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: