Connect with Us

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

Vetingu

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

Publikuar

-

Institucioni i krijuar për të hetuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, me prokurorët që do bënin “gjëmen” me hetimet e tyre, do të zbulonin korrupsionin, hajdutëritë e politikanëve, duket se ka vdekur pa lindur mirë. Në pesë muaj bëma më e madhe është lokali i një burgu dhe asgjë më tepër se kaq. Dosjet e bujshme si Dibra, blerja e votave në Durrës, pasuritë e politikanëve, skandalet e ministrave dhe gjyqtarëve, aferat korruptive të koncesioneve, as që dëgjohen dhe as që diskutohen.

Shumica e tyre dërgohen në prokuroritë e rretheve të tjerat nuk hetohen fare. SPAK bën sikur punon, por a mund të punojë i vdekuri?

Por, pse e lidhëm me Silvia Kontin?

Këtu kujtuan ditët e fundit edhe ndarjen nga jeta të aktores franceze, Patricia Millardet, e cila ka qënë në rolin e prokurores Silvia Konti në filmin “Oktapodi”, në krah të komisar Katanit, i cili u vra nga mafia.

Një film simbol i luftës kundër mafies dhe korrupsionit, që në atë kohë shqiptarët e shikonin më endje. Për më tepër kur do të emërohej një kryeprokuror në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha e identifikoi si “Silvia Konti”. Është një emër mjaft i njohur për shqiptarët dhe kur SPAK u përfol për Reformën në Drejtësi, pritjet ishin që ne do të kishim prokurorë të zellshëm që do të luftonin fort për të vënë drejtësinë në vend.

Por, çfarë ndodhi?

Pak ditë më parë u nda nga jeta aktorja Patricia Millardet, ikona e “Oktapodit”. Por, megjithëse ajo u nda nga jeta, si një aktore la një emër të madh. Luajti një rol të madh dhe në mendjet e shqiptarëve la Silvia Kontin.

LEXO EDHE:  Aplikimi për SPAK/ Zyrtari i BE-së, thirrje prokurorëve

Ndërsa SPAK duket se ka humbur jetën si aktorja, por nuk mundi të bënte mbi 61 vjeç. SPAK ka vdekur pa lindur.

Nuk po krijon dot thelbin e tij. Nuk po krijon dot një “Silvia Konti”, nuk po krijon dot një prokuror symbol, nuk po ndërton dot një hetim, nuk po ndërton dot një institucion të besueshëm që t’iu thotë shqiptarëve se po luftohet vërtetë korrupsioni. Se denoncimet e tyre, se denoncimet e mediave do të hetohen, do të verifikohen dhe se e vërteta do të dalë në dritë. Nuk do të heshtin, por do të investigojnë. Dhe do të luftojnë për drejtësinë, për të luftuar korrupsionin.

Por, SPAK fatkeqësisht ka vdekur , prokurorët e këtij institucioni kanë zgjedhur thjeshtë të jenë figurantë dhe jo aktorët e vërtëtë. Dhe jo të një filmi, por të një realiteti që duhet luftuar.

Por, a mund ta bëjnë një tufë të paaftësh dhe prokurorësh me të shkuyar të dyshimtë këtë punë? Vështirë. Në pesë muaj zero, s’ka pasur asnjë rezultat, por vetëm një dështim spektakolar i një grupi që nga SPAK rëndom po quhet ASPAK./ CNA.al

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

….në dyert e SPAK

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar përfundimisht nga detyra, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 28 Maj të vitit të shkuar.



“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020″, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

LEXO EDHE:  Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale/ Ja sa janë shkatërruar

Gjatë hetimit KPK kishte konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ Vetingu “i pret” kokën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtari të Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pasi janë janë konstatuar probleme të shumta lidhur me pasurinë.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.



Gaxha i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe u shpreh se raporti i KPK është me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.

LEXO EDHE:  SPAK filloi punën/ Berisha mosbesues: Drejtësia po paralizohet, është e kapur

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA përshëndet ngritjen e SPAK/ Merr fund pandëshkueshmëria, drejtësi për shqiptarët

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare si dhe problematika të shumta në lidhje me pasurinë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” prokurorit të Fierit

Publikuar

-

Nga

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” Fatmir Lushi prokurorin e Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.

Vendimi



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXO EDHE:  Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale/ Ja sa janë shkatërruar

LEXO EDHE:  SPAK filloi punën/ Berisha mosbesues: Drejtësia po paralizohet, është e kapur

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE