web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditja e grupit kriminal të fajdeve/ Arrestohet 23 vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

20 Prill 2020, 07:42, Kronika CNA

Në vijim të operacionit ?Maranaj?, të zhvilluar më 14.03.2019, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?,

?Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar?, ?Shpërdorim detyre?, ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve? dhe ?Moskallëzim krimi?, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe ?Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga