web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

45-vjeçari thyen karantinën dhe del xhiro me motor/ Arrestohet nga policia në gjendje të dehur

19 Prill 2020, 12:32, Kronika CNA

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Gjirokastër.

I arrestuari është shtetasi me inicialet R.DH. Ky shtetas është kapur duke drejtuar motorin në gjendje të dehur.

Por përvec kësaj, 45-vjeçari ka kundërshtuar dhe punonjësin e policisë së rendit publik gjatë shoqërimit në komisariat.

Ndër të tjera ka thyer edhe karantinën, pasi ditën e sotme nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, përveç nënave me fëmijët që që e patën këtë mundësi deri në orën 11:00.

Policia e Gjirokastrës njofton se “materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”.





Lajmet e fundit nga