web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodiana Lala zbulon detajin e fortë/ Si e theu Orges Bilbili telefonin në momentin e prangosjes

18 Prill 2020, 16:07, Kronika CNA

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një detaj të fortë pasditen e sotme lidhur me plagosjen dhe arrestimin e Orges Bilbilit.

Duke iu referuar deklaratës së dy efektivëve që u vunë në ndjekje të personit të shumëkërkuar, Lala tha se Bilbili ndonëse i plagosur nuk i ka ndalur tentativat për të thyer telefonin e tij.

“Edhe pse i plagosur Orges Bilbili, efektivi Y tregon se ka ardhur t’i japë ndihmë Bilbilit dhe ta prangosë. Ai thotë se ka tentuar pafund, nuk më lejonte t’ja ktheja mbrapsht duart dhe në këtë moment filloi të thyente telefonin dhe pavarësisht përpjekjeve të mia ai e theu”, tregoi gazetarja në emisionin “Kjo Javë”, ndërsa theksoi se aktualisht ende nuk është rikuperuar telefoni, i cili mund të përmbajë prova të forta për grupin ku Bilbili bënte pjesë.

“Telefoni nuk është arritur të rikuperohet, nuk e di se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Në atë telefon janë kontakte, mesazhe që mund të hedhin dritë të forta mbi ngjarje kriminale dhe prandaj duhet patjetër të merren rezultatet e këtij telefoni celular të shkatërruar, sepse sikur thonte edhe oficeri ai ka tentuar ta ndalojë ta thyente telefonin celular por ai arriti ta thyente”, nënvizoi ajo./ CNA.al

“Mos u afroni do t’ju vras”/ Klodiana Lala zbardh raportin sekret për arrestimin e Orges Bilbilit





Lajmet e fundit nga