Connect with Us

“Mos u afroni do t’ju vras”/ Klodiana Lala zbardh raportin sekret për arrestimin e Orges Bilbilit

Kronika

“Mos u afroni do t’ju vras”/ Klodiana Lala zbardh raportin sekret për arrestimin e Orges Bilbilit

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur raporin sekret të dy efektivëve të forcave “Shqiponja” që u përballën me Orges Bilbilin dhe shokun e tij disa ditë më parë në Tiranë.

Lala tregoi se dy efektivët kishin qenë duke patrulluar për shkelësit e karantinës në momentin që kanë parë 30-vjeçarin. Ata kishin dyshuar se Bilbili dhe shoku i tij nuk kishin leje-dalje për nga mënyra si ishin veshur, ndaj dhe ishin vënë në ndjekje të tyre.

“Ata shpjegojnë se kanë marrë turnin në 6 të mëngjesit. Dy oficerët e policisë kanë nisur patrullimin në zonë në 11:35, në këtë moment kanë konstatuar dy persona që në pamjet të parë kishin dyshimin se nuk kishin autorizimin. Në këto momente janë vënë në ndjekje për të parë autorizimin. “Këta persona na u dukën të dyshimtë nga mënyra se si ishin veshur, njëri prej tyre mbante në kokë kapuçin e bluzës, ndërsa tjetri një kapelë ka thënë efektivi X”, rrëfeu gazetarja në studion e emisionit “Kjo Javë”.

Sipas saj, ata kishin tentuar të arratiseshin në drejtime të kundërta, ndaj dy efektivët ishin ndarë. Në një moment Bilbili ishte kthyer me fytyrë nga efektivi dhe i kishte rënë pistoleta në tokë, por pikërisht kur ai e kishte kapur, punonjësi i “Shqiponjave” e kishte qëlluar në këmbë.

LEXO EDHE:  I dehur në timon/52-vjeçari nuk i shpëton dot policisë

“Efektivi thotë se më drejtori pistoletën, i thashë ndal policia. “Mos u afroni do t’ju vras”, i ka thënë Bilbili. Në këtë moment thoshte punonjësi i policisë ka vazhduar ndjekjen të paktën 500 ose 600 metra. Në moment që u kthye mbrapsht i ra pistoleta dhe u ul menjëherë ta merrte. Sigurisht që kur e kapi dhe u ngrit, efektivi thekson se e kishte kuptuar që do ta vriste dhe i kishte qëlluar në këmbë, por kishte mbetur e plagosur dhe një qytetare”, tregoi Lala, ndërsa theksoi se efektivi tjetër ishte kthyer mbrapsht dhe i kishte ardhur në ndihmë kolegut të tij duke e lënë shokun e Bilbilit të ikë./ CNA.al

Klodiana Lala zbulon detajin e fortë/ Si e theu Orges Bilbili telefonin në momentin e prangosjes

Klodiana Lala: Në shtëpinë e Orges Bilbilit janë gjetur stema policie

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31 Dhjetorit 2020 nga Përparim Ademi, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Autoritetet greke po zhvillojnë hetimet dhe mediat greke kanë siguruar detaje e dëshmi mbi historinë e trafikimit të fëmijëve. Dyshohet se në rrjetin e shitjes së fëmijëve ishte dhe një avokat nga Tirana, por u zhduk 19 ditë para vrasjes.

Më parë u përfol se Përparim Ademi i linte shtatzënë dhe më pas shiste fëmijët e tyre në Greqi. Në fakt, Ademi bënte vetëm shitjen e fëmijëve të mitur, ndërsa mbetet e paqartë kush i linte shtatzënë.

Ato qëndruan për 7 vite në Selanik (1990-1997) dhe më pas u larguan për tek motra tjetër në Kavala, por nuk i shpëtuan Përparim Ademit. Një shoqe e tyre ka zbuluar se njëherë nxori armën për ti qëlluar dhe ato të dyja u hodhën nga dritarja për të shpëtuar.

LEXO EDHE:  Trafikonin kokainë/ Kapet shqiptari me 180 mijë euro

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ Arrestohet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë

Ditët e fundit, policia greke ka shkuar në qendrat e prostitucionit me fotografitë e dy motrave dhe vetëm njëra pohoi se i njihte. Ajo u shpreh se dinte shumë gjëra në lidhje me trafikimin e fëmijëve.

Sipas prostitutës, njëra nga motrat lindi një djalë në vitin 1993. Prokuroria greke dyshon se Selaniku ka qenë qendra e shitblerjes ku mendohet të jenë 50 familje që shesin fëmijë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Alarmohet Policia në Kamëz pas një telefonate/ Dyshohet se është rrëmbyer një person

Publikuar

-

Nga

Alarmohet Policia në Kamëz pas një telefonate/ Dyshohet se është rrëmbyer një person

Një telefonat ka mbërritur në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamzë nga një qytetar, i cili ka parë se një vajzë e cilëa është futur me dhunë, pa dëshirën e saj, në makinë dhe më pas automjeti është larguar.

Telefonata e qytetarit ka alarmuar policinë, e cila, ka shpërndarë disa patrulla në terren.

Mësohet nga uniformat blu theksojnë se, pritet të verifikohen kamerat në zonë për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Akoma mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje ose jo.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë zjarri të riun/ Në pranga 18-vjeçari

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë dhe ekstazi në shkolla/ Arrestohet 30-vjeçari

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas efektiven e policisë rrugore në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përplasën për vdekje 61 vjeçarin/ Vihen në pranga dy të rinjtë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e mbikalimit të Kamzës në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një efektive policie teksa ishte duke kryer detyrën. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE