E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Policia e Shtetit bën të ditur se në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Sipas uniformave blu, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. Q., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Po në Tiranë janë proceduar penalisht R. T. dhe A. T., banues në Krujë, pasi duke qarkulluar me një mjet, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe i kanë fyer e kanosur ata.
Në Durrës është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. P., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër.
Në Berat është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. M., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 615 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Në Kukës është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi F. H., banues në Kukës, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. S., banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë fashës orare dhe ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë në detyrë.
Në Korçë janë proceduar penalisht J. K. dhe A. K., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të detyrës, si edhe kanë prishur qetësinë publike.
Në Durrës është proceduar penalisht shtetasi A. M., banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë me një dokument të Ujësjellës Kanalizime Durrës me qëllim lëvizjen e lirë, por nga verifikimet e bëra nuk rezulton të jetë punonjës i kësaj ndërmarrjeje.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 8 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Në Kukës është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash shtetasi N. C., banues në Kukës, pasi ushtronte aktivitetin në bar restorantin e tij, pa u regjistruar në organin përkatës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Me një mungesë globale në furnizimet me pajisje mjekësore, q...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në T...
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Po...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e Ilir Selm...
Pas 8 muajsh në kërkim, Ilir Selmani, një nga anëtarët kyçë ...
Drejtori i policisë së Beratit ka dhunuar sot mjekun e urgje...
217 drejtues mjetesh janë evidentuar që kanë shkelur urdhrin...
Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Durrës që qarkullonte ...
Tre raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në qytetin ...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në S...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj këtë të...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë njoftimin zyrtar për...
Mundimet e emigratëve shqiptarë që mbetën disa ditë të bllok...
Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqip...
Një aksident fatal ka ndodhur sot në Tiranë, ku ka humbur je...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer ditën e sotme 125 ko...
Ditën e sotme i dënuari Eduard S. u arratis nga burgu i Bënç...
Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut n...
Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gji...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...