“Këta janë fytyra e errësirës”/ Rama i kthehet protestuesit: Patriot i shtirur, nuk ke ilaçin magjik për Shqipërinë e re
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të premte lid...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të premte lid...
Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nëntor 2019 vendosi të pushojë, akuzat e ngritura nga prokuroria për Çapjan.
Me këtë vendim në Apel Florenc Çapja, ?blindon? pushimin e ndjekjes penale nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e ?Vrasjes me paramendim? mbetur në tentativë dhe ?Mbajtje pa leje e armëve luftarake?.
Sipas Report tv, kështu mbyllet përfundimisht edhe dosja penale për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema.
Florenc Çapja ishte duke u gjykuar në gjykatën Apelit në Durrës, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit të datës 20 nëntor 2019 të marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjatë një seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të ?Vrasjes me paramendim? mbetur në tentativë dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve?, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjes.
Ky vendim i dhënë në nëntor 2019 u kundërshtua publikisht nga Policia e Shtetit, e cila e quajti vendimmarrjen e gjyqtarit Kullolli të turpshme. Çapja u arrestua në muajin qershor 2019, por pas 6 muaj në burg, akuzat ndaj tij u pushuan dhe më pas u lirua pa u gjykuar fare. Kujtojmë që kjo çështje është hera e tretë që pushohet dhe sot e kësaj dite autoritet e drejtësisë nuk kanë asnjë person të dënuar për tentativën e vrasjes së ish-efektivit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.
Sipas dëshmisë që Fadil Mema ka dhënë para ish-prokurorit Xhevat Hana, ai tregon se më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin e tij Ardian Ibrahimi, ka shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e tij, Ardianin që të bërtasë ?na vranë?. Në këto moment ka parë një person të veshur me kominoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin e Fadilit, duke i shpuar pardesynë.
?Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja?. Në këtë moment i kam thënë ?o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën?. Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë ?Mauzer? dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. ?Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja?. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi t’i shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi në u ekzekutua disa vite më vonë në Itali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut n...
Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gji...
Një i burgosur është arratisur nga burgu i Bënçes në Tepelen...
Një çift nga Durrësi ka përfunduar në polici pasi kishin dal...
Zgjatet afati i paraburgimit për nëntë të arrestuarit për ng...
Në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
Gjendet i pajetë një person në rrugën e Shëngjinit mëngjesin...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar me detaje dinamikën e ngjarj...
Gazetari Artan Hoxha duket se e ka parashikuar rrezikun e gr...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 53 monitorime dhe ko...
Një stan bagëtish është shkrumbuar nga flakët paraditen e so...
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-dre...
Një ngjarje e rënë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku n...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshati Saver në autostrad...
Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata f...
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...