Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët e SPAK, që të dëshmonin jo vetëm pavarësinë e tyre, por edhe se më në fund mund t?i bënin ballë presionit politik.
Është dosja, ku zyrtarë të lartë socialistë, ministra, ish-ministra, deputetë, apo zyrtarë të lartë të policisë, arsimit e tatim taksave, u përgjuan duke biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të pjeshme vendore në 2016 për Bashkinë e Dibrës. ?Tërmet?, dëgjohej të thoshte Damian Gjiknuri, teksa komentonte fitoren e thellë që PS-ja kishte siguruar në Dibër.
Bisedat e publikuara nga tabloidi gjerman BILD, ngrinin dyshime të forta se një mekanizëm i tërë ishte ngritur për të deformuar rezultatin zgjedhor. Megjithatë, kjo mund të thuhej me siguri, vetëm nëse drejtësia do ta kishte thënë fjalën e saj. Nëse eksponentët e lartë socialistë blenë ose jo vota këtë s?ka sesi ta dijë opinioni publik, sepse drejtësia deri më tani se ka bërë punën e saj. Nga SPAK, pritej të merrej vesh e vërteta. Por, Prokuroria e Posaçme e nisi punën duke e refuzuar këtë dosje.
Fashikujt e 184 e kanë bërë shpesh rrugën Tiranë-Dibër e anasjelltas. Njëherë kur Arta Marku vendosi si prokurori më i lartë që hetimet të zhvilloheshin në Dibër, pas përplasjes që pati mes prokurorisë që vogël të një qyteti thuajse të harruar dhe prokurorisë për Krime të Rënda. Për të dytën herë Arben Kraja tha se ?184 nuk është kompetencë e SPAK?. Materialet u përcollën sërish në Dibër. Gjasat janë që dosja të ?varroset?.
Kjo sepse, SPAK, struktura që u ngrit për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar i lau duart prej saj. E ky ishte zhgënjimi i madh për të gjithë ata që shpresonin tek ?drejtësia e re?. SPAK nuk ka shumë që ka nisur nga puna. Me 19 dhjetor 2019, 8 prokurorët e parë u betuan para presidentit dhe nisën zyrtarisht punën. Kanë kaluar thuajse tre muaj prej atij momenti. E përgjatë kësaj kohe prokuroria e posaçme s?ka dhënë ende asnjë sinjal se do të godasë ?peshqit? e mëdhenj të krimit e korrupsionit. Ende nuk ka dhënë një përgjigje për fatin e Vangjush Dakos, i cili u kap në përgjime me grupin kriminal Avdylaj. SPAK dështoi në hetimin e dosjes 339. Së fundmi gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar i ktheu mbrapsht një prej fraksioneve të kësaj dosje, pasi konstatoi se akuzat ndaj të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal për cështjen e trafikut të heroinës që u kap në Branogë të Hasit, ishin të paqarta. Për këtë i la një muaj kohëprokurorisë së posacme të riformulonte akuzat. Një tjetër goditje kjo për strukturën e posacme.
Hetimi për Adriatik Llallën gjithashtu rezultoi vetëm një fluskë. Nga 4 akuza të rënda, zyrtarisht mbi supet e njeriut që drejtoi institucionin e akuzës, rëndon vetëm ajo e mosdeklarimit të pasurisë, që edhe nëse cilësohet fajtor maksimumi i dënimit është vetëm 3 vjet. Hetimet për Llallën nisën me bujë të madhe, por po mbyllen pa zhurmë, sepse prokuroria s?mundi të bëjë punën e saj. Dosja e 3 gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, është gjithashtu një dështim i strukturës së posacme, për sa kohë që Gjykata e ktheu mbrapsht, pasi i konsideroi hetimet të paplota. SPAK ka heshtur edhe kur media ka denoncuar. Ka mbyllur sytë përballë fakteve. Ka bërë sikur si ka parë, sikur nuk ekzistojnë.
Pasuria marramendëse e Ben Blushit, partneriteti i tij në biznes, me emra të shumëpërfolur, do të duhej të ishte një dosje e SPAK tashmë, por të gjithë prokurorët kanë heshtur. Kanë mbyllur sytë përpara fakteve të pakundërshtueshme. Është një dosje, që nëse merret seriozisht, mund të jetë të nesërmen një sukses i strukturës, për të cilën u paguan miliona nga partnerët për ta ngritur.
SPAK ka mbyllur deri më tani sytë për koncesione e tendera të dyshuara korruptivë. Me dashje apo nga paaftësia, kjo është gjithcka po ndodh në realitet. Prokurorët thonë nën zë se janë të ngarkuar me dosje që u kanë ardhur nga rrethet, se ka denoncime në masë, por që brenda tyre s?ka të dhëna konkrete që të japin rezultat, se ende s?kanë zyra dhe BKH s?ka nisur nga puna. Të gjithë këto të kuptueshme. Por, i pakuptueshëm mbetet fakti sesi SPAK mbyll sytë nga korrupsionit që ndodh ditën për diell. Hesht për skandalet, ku dalin të dhëna për zyrtarë të lartë.
Sot, SPAK mburret me sekuestrimin e dy makinave të blinduara, atë të Lulzim Berishës dhe Durim Bamit, në kuadër të aktit normative OFl, në thelb sipas juristëve antikushtetues. Aktualisht edhe OFL është ndërprerë./CNA.al
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata f...
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lus...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëm...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullim...
Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët magazina e një b...
Një magazinë është shkrumbuar nga flakët këtë të dielë në Ka...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi n...
Një i ri është gjetur i mbyur në liqen pasditen e sotme në B...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka ...
Gjykata ka liruar ditën e sotme ish-zyrtarin e Burgjeve Bled...
Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga plagosja e Orges B...
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht dhe administrati...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...
Vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së ...
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, ...
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e dyte të një b...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë një ditë pas arrestimit t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...