web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për shpërdorim detyre/ Gjykata lë të lirë ish-kreun e ALUIZNI-t në Durrës

13 Prill 2020, 15:28, Kronika CNA

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t të Durrësit, Flamur Gjuzi, i cili u vetëdorëzua pak ditë më  parë pas 6 muajsh në kërkim për shpërdorim detyre.

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend, Gjykata vendosi ndaj tij masën ?arrest me burg?. Ndërsa në seancën e sotme, trupa gjykuese ka vendosur ta lehtësojë akoma më tej masën ndaj tij, duke vendosur ?detyrim paraqitje? për vetëm një herë në muaj.

Flamur Gjuzi ishte shpallur në kërkim për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntorit bashkë me gjashtë persona të tjerë pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Durrësit, për shkelje të kryera gjatë punës së tij si drejtues i ALUIZNI-t.

Mësohet se gjatë dëshmisë së tij pasi u vetëdorëzua ai ka deklaruar se nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat që rëndojnë mbi të por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuzë tendencioze që i bëhej.





11:19 Kronika

….në dyert e SPAK

Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...

Lajmet e fundit nga