web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po si na ike në lule të rinisë o Reldi”/ Rrëqeth Erion Kristo: Vdiqe në aksident, kur nuk kishte as makina

13 Prill 2020, 14:52, Kronika CNA

Një ngjarje e rënë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja është regjistruar pranë tregut të “Uzinës Dinamo” ku një shofer kamioni ka shtypur 23 vjecarin e identifikuar si Reldi Guga i cili po lëvizte me biçikletë.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e policisë, e ndërsa një mesazh të ndjerë ka pasur pedagogu i tij, Erion Kristo.

Kristo ka publikuar një video teksa studenti theksonte “se në Shqipëri nuk zbatohen ligjet”.
Kristo e quan Reldin studentin e tij të preferuar.
?Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!? shkruan profesor Kristo në postimin e tij./CNA.al





11:19 Kronika

….në dyert e SPAK

Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...

Lajmet e fundit nga