web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mos u afroni do t'ju vras"/ Klodiana Lala zbardh raportin sekret për arrestimin e Orges Bilbilit

18 Prill 2020, 16:33, Kronika CNA

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur raporin sekret të dy efektivëve të forcave “Shqiponja” që u përballën me Orges Bilbilin dhe shokun e tij disa ditë më parë në Tiranë.

Lala tregoi se dy efektivët kishin qenë duke patrulluar për shkelësit e karantinës në momentin që kanë parë 30-vjeçarin. Ata kishin dyshuar se Bilbili dhe shoku i tij nuk kishin leje-dalje për nga mënyra si ishin veshur, ndaj dhe ishin vënë në ndjekje të tyre.

“Ata shpjegojnë se kanë marrë turnin në 6 të mëngjesit. Dy oficerët e policisë kanë nisur patrullimin në zonë në 11:35, në këtë moment kanë konstatuar dy persona që në pamjet të parë kishin dyshimin se nuk kishin autorizimin. Në këto momente janë vënë në ndjekje për të parë autorizimin. “Këta persona na u dukën të dyshimtë nga mënyra se si ishin veshur, njëri prej tyre mbante në kokë kapuçin e bluzës, ndërsa tjetri një kapelë ka thënë efektivi X”, rrëfeu gazetarja në studion e emisionit “Kjo Javë”.

Sipas saj, ata kishin tentuar të arratiseshin në drejtime të kundërta, ndaj dy efektivët ishin ndarë. Në një moment Bilbili ishte kthyer me fytyrë nga efektivi dhe i kishte rënë pistoleta në tokë, por pikërisht kur ai e kishte kapur, punonjësi i “Shqiponjave” e kishte qëlluar në këmbë.

“Efektivi thotë se më drejtori pistoletën, i thashë ndal policia. “Mos u afroni do t’ju vras”, i ka thënë Bilbili. Në këtë moment thoshte punonjësi i policisë ka vazhduar ndjekjen të paktën 500 ose 600 metra. Në moment që u kthye mbrapsht i ra pistoleta dhe u ul menjëherë ta merrte. Sigurisht që kur e kapi dhe u ngrit, efektivi thekson se e kishte kuptuar që do ta vriste dhe i kishte qëlluar në këmbë, por kishte mbetur e plagosur dhe një qytetare”, tregoi Lala, ndërsa theksoi se efektivi tjetër ishte kthyer mbrapsht dhe i kishte ardhur në ndihmë kolegut të tij duke e lënë shokun e Bilbilit të ikë./ CNA.al

Klodiana Lala zbulon detajin e fortë/ Si e theu Orges Bilbili telefonin në momentin e prangosjes

Klodiana Lala: Në shtëpinë e Orges Bilbilit janë gjetur stema policie





Lajmet e fundit nga