web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlluan me kallashnikov në ajër/ Arrestohen dy të rinjtë, ja çfarë iu sekuestrua

19 Prill 2020, 08:32, Kronika CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Bëhet fjalë për dy të rinjtë me inciale L.A. dhe K.G., përkatësisht të moshave 18 dhe 19 vjeç.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një livadh në fshatin Kuç, ndërsa falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L.A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga