web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk lejohen as në Kinë”/ Olli ngre dyshimet e forta në lidhje me dronët e policisë

14 Prill 2020, 13:35, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me lajmin se policia do të bëjë kontrolle me dronë për zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se në vendin tonë ndodhin çudira.

Olli ngre dyshime të forta në lidhje me kuadrin ligjor të këtyre dronëve, ndërsa thekson se as në Kinë nuk janë aprovuar përfundimisht.

?Ore miq të nderuar se në këtë Republikën tonë të Hashashit vetëm thagma ndodhin (çudira), po këta dronët inteligjentë që trumbeton policia që na dallojnë edhe nga fytyra kush jemi e ku jemi, kanë ndonjë kuadër ligjor ku bazohen apo ç’ e duam!

Mirë ndryshimet në Kodin Penal janë bërë publike, pavarësisht se nuk janë miratuar, po ky identifikimi inteligjent akoma nuk është aprovuar 100% në Republikën Popullore të Kinës, si ka mundësi që të jetë aprovuar te ne e nuk e kemi marrë vesh???!!!?-shkruan Olli.

Më tej, ai shigjeton edhe mediat për të cilat thotë se nuk bëjnë asnjë pyetje, por vetëm transmetojnë ERTV.

?Ore këto mediat tona a bëjnë ndonjë pyetje se çfarë ndodh e si, apo vetëm transmetojnë ERTV????

Ore, këta juristët, konstitucionalistët, Avokati Popullit, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Presdienca ndjekin çfarë ndodh në këtë vend të mjerë apo janë në karantinë absolute, nuk shohin, as dëgjojnë e as lexojnë se çfarë ndodh????!!!! Se këtu nuk ka shumë variabla: OSE JE KUNDËR, OSE JE PALË….. Interpretim tjetër nuk ka!!!?-përfundon postimin e tij Olli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga