web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspertët e opozitës në tryezë me qeverinë?/ Basha: Kur hapat kanë qenë të rëndësishëm kemi komunikuar

13 Prill 2020, 20:01, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur për paketën që ka paraqitur sot qeveria për përballimin e situatës dhe për ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Basha i bëri thirrje kryeministrit të zbatojë paketën e parë dhe të përfshijë edhe prioritete tjera në paketën e sotme.

Teksa u pyet në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” nëse ekspertët e opozitës do të ulen të diskutojmë bashkë me qeverinë për propozimet, kryedemokrati theksoi se kur janë hedhur hapa pozitivë kanë komunikuar dhe i kanë përshëndetur.

“Ne prej fillimit kemi adoptuar një qasje krejt të ndryshme nga opozitat e tjera në vend. Ne kemi propozuar ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që qeveria të hedhë hapa të rëndësishëm dhe sa herë qeveria e ka bërë këtë ne kemi komunikuar e kemi përshëndetur”, nënvizoi lideri i PD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga