web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19/ Bushati ja thotë hapur Ramës: Duhet të lëmë ekspertët të flasin

13 Prill 2020, 16:24, Politikë CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një lidhje me “A2” teksa ka folur për situatën nga Covid-19 në vend, u shpreh se situata u menaxhua shpejt dhe mirë, kjo falë dhe ndërgjegjësimit të njerëzve.

Por sipas Bushatit, duhet investuar në mendimin kritik, dhe për këtë duhet t`i lëmë ekspertët të flasin më shumë se politikanët.

“E para, shock-u fillestar në Shqipëri mendoj se u menaxhua shpejt dhe mirë, sepse jemi një shoqëri me institucione mjaft të brishta. Mendoj që kjo situatë do ketë dy kompontetë, shock-u fillestar dhe raporti ndërmjet jetës, shëndetit publik dhe ekonomisë dhe së dyti perspektiva që do krijohet dhe impakti që do të ketë kjo krizë, kjo pandemi jo thjesht në kuptimin ekonomik dhe social, psikologjik po e po, por raportin e ri që do krijohet të vetë qenies njerëzore me jetën, por edhe për demokracinë në përgjithësi.

Unë do të kisha preferuar që ne të kishim një qasje për sa i përket konceptit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, sepse jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. Njerëzit, mendoj që në Shqipëri, sidomos në zonën urbane demonstruan një vetëdijësim të vlerësueshëm. Nuk kemi parë deri tani në Shqipëri asnjë rast të ekzagjeruar të njerëzve duke u zënë në supermarkete apo duke u zënë për letra higjienike, siç e pamë në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.

Dhe siç u kujtuam për Luljeta Bozon apo inxhinierë të nderuar pasi tërmeti na goditi, mendoj që ne duhet të nxjerrim mësime edhe për sa i përket asaj çka do të ndodhë me Shqipërinë pas 6 muajve, 6 vjetësh e kështu me radhë. Pra, në radhë të parë duhet të investojmë për mendimin kritik, duhet t`i lëmë ekspertët të flasin më shumë se në politikanët, duhet të kishim dhe duhet të kemi një qasje bipartizane.”

Media ka zbuluar gjithë këtë periudhë një aset të paçmueshëm, të paeskploruar të shqiptarëve nëpër botë, të cilët janë integruar në institucione shkencore dhe që kanë të bëjnë me shëndetin publik dhe politikat shëndetësore. Nuk ka qeveri dhe parti politike, nuk ka institucion që mund të bëjë punën e medias në këtë drejtim, por është e rëndësishme që ata të mos harrohen, që ne të krijojmë mekanizmat si politikë që mendimi i tyre i kualifikuar të influencojë zhvillimet e pritshme në Shqipëri. Duhet të investojmë shumë përsa i përket mendimit shkencor”, u shpreh ai.

 





Lajmet e fundit nga