web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen lidhjet e këshilltares të Lulzim Bashës, me Erion Veliajn

11 Prill 2020, 12:22, Politikë CNA

CNA.al publikoi dje një material të plotë në lidhje me një skandal, i cili kudo në mediat botërore do të ishte publikuar, pasi ishte një përplasje institucionale dhe një pagesë e pakryer ndaj një eksperti kontabël, i cili ishte dhe bashkëjetuesi i Desada Metajt. Pra, një përplasje institucionale midis drejtoreshës së Albpetrol dhe piramidës menaxhuese ku përfshiheshin njerëz te opozites.

Ky lajm i publikuar dy ditë më parë në disa media u hoq. Ne e ruajtëm atë dhe e ripublikuam.

Së bashku shkëmbimin e plotë të mesazheve, të cilën mund ta lexoni këtu., Sot po sjellim disa detaje të tjera në lidhje me personazhin politik këshilltaren e Lulzim Bashës, Desada Metaj, e cila vazhdon të ketë lidhje të forta politike me mazhorancën dhe nuk është vetëm Albpetrol, por janë edhe institucione të tjera.

Në momentet kur Lulzim Basha akuzohet për lidhjet e tij okulte me Edi Ramën, marrëveshjet e fshehta politike dhe aferat e biznesit të familjarëve të tij me qeveritarë, del se edhe këshilltarja e tij më re, Desda Metaj, një personazh publik, bashkëpunon fort nëpërmjet njerëzve të saj me qeverinë dhe ushtron ndikimin e saj për të bërë të mundur rritjen e fitimeve në familje.

Ne një ditë më parë publikuam një material të plotë, ndërsa sot po sjellim detaje të reja, nga një tjetër lidhje e Desada Metajt.

Këtë herë nuk është Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, as Albpetrol, por është Bashkia e Tiranës.

Për ata që nuk e dinë personi të cilit i përmendej emri dhe në shkrimin e djeshëm, i cili quhej Sokol Toska, perveç faktit se është një auditues i Albpetrol dhe merrte dhjetëra mijë euro, është ekspert kontabël i autorizuar edhe pranë Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës. Sipas këtij dokumenti që shikoni më poshtë, ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, lehtësisht mund ta shikoni.

Pra, Erion Veliaj vjen në Bashkinë e Tiranës në vitin 2015 dhe dy vite më pas, pasi bën një reformë institucionale në Ujësjellës, si largime massive e të tjera ndryshime, emëron auditues bashkëjetuesin ose më saktë të punësuarin që Desada e prezanton si bashkëjetues Sokol Toska.

Të dhënat janë zyrtare dhe pas dokumentit të djeshëm dhe kompanive të Desadës, ku punon administratore dhe ka bashkëjetuesin të punësuar si ekspert kontabël, del edhe një tjetër detaj. Pra, lidhja e Desadës me kryebashkiakun e  Tiranës, Erion Veliaj.

Njeriu kryesor në krah të djathtë të Lulzim Bashës, njeriu që përpiqet për imazhin e tij, njeriu që e nxori Lulin me librat me tre gisht pluhur në sfond, në dy ditë rrjesht zbulohet në disa lidhje financiare të drejtpërdrejta me qeverinë.

Rasti i djeshëm i Albpetrol, dhe sot po sjellim me fakte dhe dokumenta Bashkinë e Tiranës.

Pra, zonja Desada Metaj e cila flet ditë e natë kundër çdo kujt që kritikon Lulzim Bashën dhe akuzon çdo  njeri që ka një mendim ndryshe nga Luli, apo më keq akoma dhe shumë personaliteteve dhe figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta për lidhjet e tyre me qeverinë, se dikush e kishte shfrytëzuar pushtetin e djeshëm për të punësuar një të afërm, apo dikush tjetër kishte mundur të fuste djalin në punë. E kështu me radhë.

Ndërsa sot Desada Metaj, kjo moraliste e pa moral politik, rezulton se paguhet me dhjetëra e dhjetëra mijë euro nga kompanitë shtetërore. Sha të tilla si Albpetrol dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë, drejtpërdrejt tek bashkëjetuesi i saj. Ose më saktë, siç e përmendëm më lart, i punësuari i saj që Desada e prezanton si bashkëjetues.

Siç e shikoni në këtë dokument, nga faqja e parë e nxjerrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit, rezulton se shoqëria aksionere e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, është themeluar në vitin 2017 dhe ka sot administrator zotin Redi Molla. Gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikqyrës është vetë Zoti Molla, Alban Dokushi dhe shtetasi Taulant Tusha, i cili është edhe kryetar i këtij bordi.

Eksperti kontabël i autorizuar, figuron Sokol Toska, pra i punësuari i Desada Metajt dhe eksperti kontabël i autorizuar i dytë është MAZARS.

Këto janë të dhënat sipas dokumentit që ju shihni të publikuar./ CNA.al

Zbulohen fijet/ Desada Metaj dhe lidhjet e Republikës së re me Rilindjen, dhjetra mijë euro pagesa

Burri i Desada Metës “mollë sherri” në Albpetrol/ Zbulohet emaili dhe ndërhyrja e Ballukut për pagesën





Lajmet e fundit nga